DPHM: Mungesa më e gjatë e reshjeve në këtë periudhë të vitit është negative për kulturat bujqësore

Ditët e fundit në vend ishin kryesisht me diell me mëngjese më të ftohtë. Në disa lugina ka pasur mjegull paradite ose vranësira të ulëta. Këto kushte atmosferike, me mungesë më të gjatë të reshjeve, sjellin ulje të lagështisë së tokës që mund të ndikojë negativisht në të gjitha kulturat bujqësore, thonë agrometeorologët.
Sipas tyre, çdo kulturë në faza të ndryshme të zhvillimit ka nevojë për ujë.
“Tek llojet e frutave, kjo periudhë, fillimi i nëntorit, është më e mira për mbjelljen e fidanëve. Gjatë mbjelljeve të vjeshtës dhe dimrit, është e nevojshme të mbulohet fidani me 30 centimetra tokë për të mbrojtur rrënjët nga ngrica. Vëmendje e madhe duhet t’i kushtohet edhe gjendjes shëndetësore të materialit fidanor, veçanërisht që ai të mos jetë i infektuar nga sëmundjet karantine dhe dëmtuesit. Duhet të jenë fidanë të zhvilluar mirë, të shëndetshëm, me cilësi të lartë të varieteteve dhe nënshtresave të kërkuara”, theksojnë agrometeorologët nga DPHM.
Disa varietete të vonshme të llojeve të frutave, si ftoi, mollët japoneze dhe shegët, janë në fazën e vjeljes.
“Kulturat e frutave gjithashtu kanë nevojë për ujë pas vjeljes në vjeshtë, me qëllim të kondicionimit dhe dimërimit pa dëmtime nga temperaturat e ulta dhe për formimin e sythave për vitin e ardhshëm. Për të arritur një rendiment të lartë dhe cilësor në të gjithë vegjetacionin, toka duhet të ketë një sasi të mjaftueshme uji lehtësisht të disponueshëm”, theksojnë agrometeorologët.
Ata thonë se për pjesën tjetër të kulturave duhet të vazhdojë aplikimi i masave të nevojshme agroteknike: ujitja, sigurimi i lëndëve ushqyese për rezistencë më të madhe ndaj ngricave dimërore, përdorimi i materialit farë të certifikuar me karakteristika varietale cilësore dhe gjendje të mirë shëndetësore, përdorimi i plehit cilësor,…
Nga dita e sotme sipas parashikimeve të DPHM-së do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i ftohtë. Nesër priten reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri në 5 gradë në vendet më të larta, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 9 deri në 20 gradë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit