Mësimdhënësja e shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë, Gjylfidane Morina, u arrestua të martën nën dyshimin për mashtrim me subvencione në vlerë prej 30 mijë euro.
Ndaj të njëjtës Prokuroria Themelore në Pejë, më 28 gusht 2024 kishte ngritur aktakuzë për veprën penale “Mashtrimi”.
Në aktakuzën që ka siguruar Telegrafi, mësimdhënësja në fjalë në cilësinë e menaxheres së OJQ-ës “NE JEMI PJESË E BOTËS”, me seli kryesore në Fushë Kosovë, dega në Pejë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vetën i mashtron hiq më pak se 14 persona, kinse përmes shoqatës në fjalë do tu ndahen sera si donacion.
Sipas aktakuzës e të njëjtëve mësimdhënësja në fjalë u thotë se forma e aplikimit për tu pajisur me to është nëse të njëjtit do të paguanin paraprakisht në emër të shpenzimeve për transport e montim, në xhirollogarinë e saj personale shuma të hollash varësisht nga sipërfaqja që do të mbulonin me Sera, duke ju shkaktuar dëme në këtë mënyrë të njëjtëve në shumën totale prej dy mijë e pesëqind e njëzet e pesë euro (2, 525.00 euro) dhe kur të dëmtuarit nuk pajisen me këto Sera dhe nga e njëjta kërkojnë të hollat e paguara, ajo arsyetohet se këto të holla i kishte shfrytëzuar për mjekim, me çka ka kryer vepër penale “Mashtrimi” nga neni 323 par. 1 të KPKR-së.
Tutje në aktakuzën që posedon Telegrafi, thuhet se mësimdhënësja Gjylfidane Morina edhe në të kaluarën ishte dënuar 3 herë me aktgjykim të formës së prerë si e dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.
Njëri nga ankuesit që kishte raportuar rastin në polici kishte bërë të ditur se mësimdhënësja i kishte thënë atij se i takon një OJQ-je dhe se po ndanin sera vetëm për gra, dhe se për të përfituar këtë subvencion duhet të paguar shumën prej 125-250 euro, varësisht prej madhësisë së vendit ku vendoset sera.
Në konkludimet e prokurorisë lidhur me faktet për ngritjen e aktakuzës ndaj mësimdhënëses Morina thuhet “e pandehura përmes paraqitjes së fakteve të rreme ka arritur që të mashtrojë të dëmtuarit duke i nxitur të njëjtit se kinse po aplikojnë për një donacion për Dhurim të Serave, e që me këtë rast e njëjta në asnjë moment nuk i ka njoftuar apo udhëzuar të dëmtuarit që të aplikojnë përmes një mënyre apo forme të përgjithshme në kuadrin e aplikimeve të tilla, e për më tepër Shpalljen për aplikim për këtë donacion-gjegjësisht për pajisje me Sera nuk e kishte publikuar askund ashtu siç edhe parashihet dhe do duhej të ishte, por si mënyrë të vetme të “aplikimin” e kishte lënë që të dëmtuarit ta bënin kinse përmes xhiro-llogarisë personale të saj, e që në këtë rast në çoftë se e pandehura do t’i udhëzonte të dëmtuarit-konkretisht aplikantët për mënyrën e aplikimit të paktën shumën e të hollave që ishte kinse për “montim të Serave” ta bënin përmes xhiro-llogarisë së OJQ-së, por që e njëjta u kishte thënë që shuma e parave të deponohej në xhiro-llogarinë e saj personale”, shkruan Telegrafi.
14 të dëmtuarit në këtë rast kanë deponuar në xhiro-llogarinë e mësimdhënëses shuma prej 125-250 euro.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësorë të pandehurën Gjylfidane Morina ta shpallë fajtore për veprën penale për të cilën akuzohet, dhe e njëjta të dënohet me burgimi të paraparë sipas dispozitave ligjore si dhe konform nenit 92 par.2 të KPRK-së të obligohet që të kthej të gjithë të hollat të dëmtuarve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë