Gjykata e Mitrovicës ka dënuar me 3 vjet burg mjekun pediatër nga Vushtrria, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.
Sipas vendimit, i akuzuari N.R, më 12 dhjetor 2010, rreth orës 22:00 duke punuar në Repartin e Pediatrisë e ka prekur me qëllim seksual e me forcë një grua, e cila ka qenë me fëmijën e saj 14 muajsh të shtrirë në një dhomë të repartit.
Sipas Gjykatës, N.R, i ka thënë gruas “ama gojën ta puthi”.
“Është afruar e me forcë ja ka qit dorën e djathtë mbi krahun te qafa e të dëmtuarës e i ka thënë “ama gojën ta puthi” me ç’rast e dëmtuara ka bërtitur dhe e ka shtyrë të pandehurin, ku i pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuarës të mos i tregoi askujt por se e dëmtuara e ka thirrur bashkëshortin e saj e i ka treguar ndërsa i njëjti e ka lajmëruar policinë”- thuhet në vendim.
Për këtë vepër penale, të pandehurin N.R. gjykata e ka dënuar me 3 vjet burg, thuhet në vendimin e publikuar më 7 tetor 2022.
“Të pandehurit koha e kaluar në paraburgim nga data 12.12.2010, e deri me datë 31.12.2010, si dhe koha e kaluar në arrest shtëpiak nga data 31.12.2010, e deri me datë 11.02.2011, do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar” – ka njoftuar Gjykata.
Prokurori i shtetit Jovo Radovic në fjalën përfundimtare ka deklaruar se gjatë shqyrtimit gjyqësor në tërësi janë vërtetuar thëniet e aktakuzës se i pandehuri ka kryer veprën penale.
Tutje thuhet se nga deklarata e të dëmtuarës e cila kishte përshkruar në tërësi ngjarjen, ajo edhe pse e kishte pasur fëmijën të sëmurë në një periudhë dimërore dhe vajza e saj kishte nevojë për trajtim mjekësor pas rastit të ndodhur kishte thirrur bashkëshortin e saj dhe ishte larguar nga spitali atë mbrëmje.
Po ashtu, në vendim thuhet se polici hetues M. H. ka deklaruar se në ditën kritike i pandehuri e ka pranuar se e ka kryer veprën penale duke i ngritur duart dhe duke thënë “ Unë jam fajtor bëni çfarë të doni”.
Ndërsa, i pandehuri N. R. në fjalën përfundimtare të cilën e ka dorëzuar me shkrim, ka deklaruar se mjeku nga aspekti etik – medicinal me standardet e komunikimit mjek – pacient duhet të krijojë një klimë të besueshme dhe respektive me pacientin (prindin), ashtu që prindi (nëna) pastaj lirshëm dhe e relaksuar shpjegon për pakënaqësitë, sëmundjen dhe problemet e të sëmurit.
Ai ka shtuar se duke kuptuar gjendjen shpirtërore dhe emocionet e një nëne fshati, një nënë të paemancipuar dhe pasocializuar në ambiente të panjohura (për më tepër ambiente spitali) pas shumë fjalësh inkurajimi, me një prekje të lehtë krahu, ashtu siç prek të vetmen vajzën e tij të shpirtit, ka dëshiruar të ofrojë përkrahjen morale dhe inkurajimin për gjendjen e saj dhe fëmijës të sëmurë, ashtu që ka deklaruar se kjo ka qenë e tëra, asgjë tjetër dhe asgjë më ndryshe, raporton Kallxo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Për zgjedhjet e 8 majit në RMV u akredituan 1078 vëzhgues vendas dhe 770 të huaj
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City