Borussia Dortmundi është i gatshëm që të shesë Jadon Sanchon në këtë verë.

Skuadra gjermane është në dijeni për interesimin e disa skuadrave evropiane, andaj kërkon një shumë të lartë për ta lënë anësorin anglez të largohet.


Sipas Bild Sport, Dortmundi po kërkon 128 milionë euro nga shitja e Sanchos, ndërsa klubet evropiane nuk ofrojnë më shumë se 100 milionë.

jadon sancho borussia dortmund 2019 20 1atzfvoiefmye14wwngkvuhm55

Manchester United, Chelsea, Real Madrid, Barcelona, Arsenal, Liverpool dhe Juventus, besohet se janë të interesuar për transferimin e talentit.

Drejtori Sportiv i Verdhezinjve, Michael Zorc ka thënë se Sancho është një lojtar shumë i talentuar, por nuk është e lehtë për ta që të mbajnë në skuadër.

“Jadon është një lojtar shumë i talentuar, mirëpo as ne nuk e kemi lehtë, ka shumë skuadra të interesuara dhe ai e di tashmë të ardhmen e tij”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app