LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen 21 ankesa në PZAP, LVV dhe PDK me numër më të madh të ankesave

Dorëzohen 21 ankesa në PZAP, LVV dhe PDK me numër më të madh të ankesave

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga dita e djeshme deri sot ka pranuar 21 ankesa lidhur me procesin e djeshëm zgjedhor në Kosovë.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.


Desku ka thënë se natyra e ankesave ka të bëjë me thyrje të heshtjes zgjedhore, thirrje për të votuar përmes SMS-ve dhe rrjeteve sociale etj.

“Ju informoj se dje ne ditën e zgjedhjeve te 17 tetorit 2021 PZAP-i ka pranuar 21 ankesa nga subjekte te ndryshme politike natyra ete cilave ka qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në FB, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social FB, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit, postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në FB, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social FB dhe thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami etj”, ka deklaruar Desku.

Ai ka bërë të ditur se ankesa kanë parashtruar LVV, LDK, PDK dhe të tjera.

“ Iniciative e Re Demokratike e Kosovës – IRDK kundër Partisë Liberale Egjiptiane – PLE, 1 ankesë, LVV kundër LDK-së, 6 ankesa, LDK kundër LVV-së 3 ankesa, LVV kundër AAK –së 1 ankesë, LVV kundër IQ për Obiliqin- 2 ankesa, PDK kundër “Lista e Pavarur” Bekim Jashari – 6 ankesa, BIRNI kundër LVV-së 1 ankese LVV-së dhe, BIRNI kundër LDK-së 1 ankesë”, ka thënë Desku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori