Jasir Asani dhe Mirlind Daku ishin dy lojtarët që vendosën fatin e ndeshjes me Poloninë në Tiranë dhe i dhanë Shqipërisë pikët e plota, që e ngjisin në vendin e parë.

Asani dhe Daku kanë veshur për të parën herë fanellën kuqezi në këtë edicion, me përzgjedhësin Sylvinho që u bëri vend në skuadër, pavarësisht se nuk bëhej fjalë për lojtar të ri në moshë.


Asani, i lindur në Shkup është 28 vjeç, ndërkohë që Daku nga Gjilani është 25 vjeç.

377895048 235160089478757 6203660029759118617 n1694377819

Dy ‘zbulimet’ e Sylvinhos e kanë shpërblyer më së miri besimin e brazilianit. Asani është treguar fenomenal me dy supergola e dy asistime deri tani, ndërkohë që Daku në ndeshjen e parë para tifozëve në “Air Albania” arriti që të shënonte menjëherë sapo u aktivizua në fushën e lojës.

Dy ‘baste’ të fituara për Sylvinhon, i cili po merr frytet e punës së tij, teksa pas 5 ndeshjes ka arritur që të marrë 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

375750853 690808823081628 6142138419665162360 n

Një rrugëtim që deri më tani ka shkuar shumë mirë dhe i duhet edhe pa që të arrijë në Euro 2024. /SuperSport/

telegrafi sport app