Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, në fillim të këtij muaji publikoi këngën e saj të re "Don't start now".

Kjo këngë fitoi menjëherë simpatinë e publikut, dhe e njëjta është promovuar nga vet artistja e cila e ka interpretuar live në eventet e rangut botëror si: MTV EMA, American Music Awards, ARIA Awards etj.


Kjo këngë, siç u shpreh vet Dua ishte përfundimi i një epoke të saj në muzikë, duke i lënë vendin një epoke të re me këngë të reja të zhanreve të ndryshme - i tillë do të jetë albumi i saj i ri që do të publikojë në vitin 2020.

"Don't start now" përveç renditjes për javë të tëra në top listat evropiane dhe amerikane, ka arritur që së fundmi të futet në listën e top 10 këngëve më të mira të vitit, sipas Revistës TIME.

GettyImages 1189858627 1

Ka qenë vetë Dua Lipa, ajo e cila ka bërë të ditur këtë duke publikuar në InstaStory një fotografi të artikullit të publikuar nga TIME për 10 këngët më të mira të vitit.

"Faleminderit TIME për përfshirjen e "Don't start now" në top 10 këngët më të mira të vitit 2019", ka shkruar Lipa në InstaStory. /Telegrafi/

ddua 1