LAJMI I FUNDIT:

“Donnarumma është Maradona i portierëve, po e kërkojnë 11 skuadra dhe mund të largohet”

“Donnarumma është Maradona i portierëve, po e kërkojnë 11 skuadra dhe mund të largohet”

Mino Raiola ka thënë se 11 klube i duan shërbimet e portierit të Milanit, Gianluigi Donnarumma.

Portieri 18 vjeçar në sezonin e ardhshëm mbetet pa kontratë dhe ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët me krerët e klubit Rossoner.

“Gigio është Maradona i portierëve”, ka thënë Raiola.


“Ai vetëm mund të rritet dhe duhet ta lëmë ë qetë që të rritet në paqe. Ai nuk është skllav, e as robot”.

Portier me të ardhme madhe

“Janë plot 11 klube që interesohen për të”.

“Koncepti është i qartë. Duhet të që kemi përgjigje për disa pyetje. Në Holandë ne themi: ‘Po flasim për një elefantin si ta fusim në dhomë’.  Le të flasim për këtë”.

"Juventusi duhet ta blejë Donnarumman dhe ta huazojë atë"
Lexo po ashtu "Juventusi duhet ta blejë Donnarumman dhe ta huazojë atë"

“Kurrë nuk u kam thënë [Marco] Fassanos dhe [Massimiliano] Mirabelli: ‘Ai do të nënshkruaj tani, ose ‘ Ai nuk do të nënshkruajë’”.

Ka debutuar edhe me Italinë

“E kuptoj stresin që kanë tifozët e klubit, pasi që, Gigio është kthyer në simbol të klubit, dhe për pronarët e rinj do të ishte mirë të rinovohej kontrata menjëherë. Nesër, në fakt”.

U21: Formacioni më i mirë në top pesë ligat evropiane në sezonin 2016/17 (Foto/Video)
Lexo po ashtu U21: Formacioni më i mirë në top pesë ligat evropiane në sezonin 2016/17 (Foto/Video)

“Por Fassone dhe Mirabelli më folën zyrtarisht para një muaji . më thanë na lerë të punojmë më paqe”.

Shumë thonë se ai vlen 100 milionë euro

“’Nëse më pyesni se a ka gjasa që Donnarumma të nënshkruajë përsëri më Milanin?’, përgjigjja ime është po”.

“Nëse me pyesni se a ka gjasa që Donnarumma të largohet nga Milani?’ përgjigja ime është po”, ka thënë Raiola.  /Telegrafi/