Donis Avdijaj  dhe Trabzonspori kishin nënshkruar fillimisht kontratë 1+3 vite, por ajo është shkëputur sot.

Sipas mediave turke, klubi sot ka ndërprerë kontratën me Ivanildo Fernandes dhe Donis Avdijaj.


Sulmuesi shqiptar erdhi si pritshmëri e madhe, por nuk arriti ta tregojë vetën në klub, ku nuk munguan as problemet.

donis avdijaj

Por mediat skoceze shkruajnë se ai shumë shpejt mund të bëhet me klub të ri, pasi Hearts i janë afruar lojtarit.

Ka pasur edhe diskutime nga të dyja klubet dhe lirimi i Avdijajt nga Trabzoni mund të jetë rast i mirë që të gjejë shpejtë ekip.

Sipas Edinburgh News, trajneri i Hearts, Daniel Stendel, dëshiron më shumë ritëm dhe dhunti në sulm dhe Avdijaj shihet si goditje e mirë për klubin.

5e21d594c9de3d1ed09b3b8f

Avdijaj ka bërë karrierë te Schalke 04,  Sturm Graz Roda JC dhe Willem II. /Telegrafi/

telegrafi sport app