LAJMI I FUNDIT:

Don Shan Zefi: Vatikani po vonon njohjen e pavarësisë, pasi e konsideron Kosovën vend mysliman

Don Shan Zefi: Vatikani po vonon njohjen e pavarësisë, pasi e konsideron Kosovën vend mysliman

Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Don Shan Zefi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala ka folur për qëndrimin e Vatikanit në raport me njohjen e Kosovës.

Don Shan Zefi ka thënë se raportet e Vatikanit me Kosovën janë shumë të mira dhe sipas tij ka mbetur vetëm firma e njohjes për t’u vendosur, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se vet vizita e Sekretarit të Vatikanit në Prizren për të inauguruar Kishën tregon se raportet janë shumë të mira.


Për mosnjohjen e deritanishme të Kosovës, zyrtari i Kishës Katolike të Kosovës thotë se ndikimi i Serbisë dhe Rusisë në proces e ka bërë të vetën.

Ai thotë se Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse janë në përpjekje mijëravjeçare për t’u bashkuar dhe sipas tij njohja e Kosovës nga Vatikani do të ishte një prishje e këtyre përpjekjeve.

“Këta mendojnë se nëse Vatikani përkrah një shtet mysliman [Kosovën] e refuzon një të krishterë ortodoks [Serbinë] do të ishte një absurditet. Ndryshe ishte situata me Kroacinë që ishte 80% katolike apo më shumë”.

Don Shan Zefi thotë se edhe besimi fetar i popullit të Kosovës sigurisht se ka pasur ndikimin e vet për mosnjohjen nga Vatikani.

Vikari Gjeneral i Dioqezës Prizren-Prishtinë thotë se kur ishte në krye të Vatikanit Papa Gjin Pali II situata do të ishte ndryshe pasi sipas tij ai kishte simpati të veçantë për Kosovën.

“Por edhe Papa Françesku shihet se ka një simpati për shqiptarët”, tha ndër të tjera Don Shan Zefi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori