Helena Halitaj
Njeriu banon te gjuha. Kjo sentencë shumëpërmasore e Hajdegerit dëshmon se gjuha është elementi më i rëndësishëm që na bën të vetëjakësuar në shoqëri.
Qenia njerëzore nuk ka kuptim pa gjuhën. Është gjuha që e bën atë aq të mrekullueshme sa është. Në Bibël thuhet se në fillim ishte fjala. Te fjala është zanafilla e tërë madhështisë së racës njerëzore. Kjo dhuratë e çmuar që na është dhënë duhet mbajtur me kujdes. Gjuha nuk pranon shkujdesje, nuk pranon të trajtohet si gjë e zakonshme. Gjuha ka nevojë të mbrohet, të ruhet si gjë e shtrenjtë e të parëve.
Gjuha është shenjë e civilizimit të një populli, sepse mënyra se si njeriu sillet me gjuhën, tregon kulturën e tij, sepse gjuha më mirë se gjithçka tjetër jep dritën a mjerimin e një kombi.
Mirëpo, jo të gjithë e konsiderojnë të tillë atë. Sot, në epokën e internetit vërejmë se gjuha po shprishet. Ndërhyrje të shumta e të panevojshme po cenojnë identitetin e saj. Prishësit nuk po ndalen. Prandaj kemi fjalë të huaja të panevojshme që hyjnë gjithkund, struktura sintaksore që nuk janë të shqipes, fraza të lëna përgjysmë, fjalë të zëvendësuara nga simbole. Kemi fjalë të tilla si: agravoj, neutralizoj, konfuz, implementim, sensitiv, involvoj, adaptim, adoptoj, disponibël, top listë, interferoj, akomodohem, frustrim, lançoj, startoj, impakt, suport etj., të gjitha të panevojshme, po të kihet parasysh se e kemi barasvlerësin në shqipe për secilën prej fjalëve të mësipërme: për agravoj kemi rëndoj, për konfuz kemi i pështjelluar, (i ngatërruar), për sensibël kemi i ndjeshëm, për involvoj kemi përfshij e kështu me radhë. Është e kuptueshme që në kuadër edhe të ndërveprimit të kulturave e gjuhëve me njëra-tjetrën huazohen mjaft fjalë a njësi. Teorikisht dihet që sendi e dukuria hyn nga jashtë bashkë me fjalën me të cilën ajo shënohet. Por kjo nuk do të thotë që do të lejojmë çdo njësi që hyn në shqipe, sidomos kur është e panevojshme.
Sot po shohim një interesim të jashtëzakonshëm të të rinjve për të mësuar gjuhë të huaja. Në fakt, të mësuarit e gjuhëve të huaja të pasuron, se krahas kulturës tënde, njihesh dhe mëson edhe atë të vendeve të tjera. Por, sado gjuhë të huaja të mësosh, sado mirë t’i flasësh ato, nëse cenon gjuhën e kulturës nga vjen, atëherë asnjë gjuhë tjetër nuk vlen më. Kultura e huaj, që përthithet nëpërmjet gjuhës, merr vlerë për ty, kur ti e ballafaqon atë me kulturën që zotëron, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të pasurohet ajo.
Sot jemi përballë një gjendjeje që flet vetë. Me qindra fjalë po vërshojnë në trup të shqipes si mish i huaj e po e zhbëjnë atë. Të rinjtë gjithnjë e më tepër po kopjojnë modele të përçudnimit të gjuhës, e këto modele në fakt i servir media, i servir politika, i servir interneti me tërë shumësinë e mediave sociale. Nga puna ime e përditshme si pedagoge, shoh çdo ditë e më shumë punime studentësh të mbushura me fjalë jo shqip, shoh shkrime të tyre me struktura sintaksore të prishura, shoh varfërim të leksikut që ka ardhur duke u bjerur qysh nga fëmijëria e vazhdon deri tani. E gjithë kjo është pasojë e modeleve të këqija që ata ndjekin. Gjuhën e celularit apo të mediave sociale e kanë bërë normë edhe në shkrimin e detyrave. Gjejmë aty fjalë të tilla si abandonoj, superoj, trendy, cool etj., apo struktura të tilla të çuditshme si: … dhe jo vetëm!
Në fakt, këto janë edhe pasoja të globalizimit, me të cilat ndeshen të gjitha gjuhët e botës, sidomos ato të vendeve të vogla si vendi ynë, por vende të zhvilluara kanë politika të posaçme për mbrojtjen e gjuhës. Në mos të bëhemi si Franca, që është aq pak tolerante e shumë shtrënguese kur vjen puna për fjalët e huaja, të paktën ta imitojmë atë si model. Ta ngremë zërin jo vetëm ne si profesorë, por të gjithë, sepse fëmijët po na e mësojnë shqipen me gabime, sepse truri i tyre po modelohet gabimisht e po u ndërtojmë modele që do t’i reflektojnë në të ardhmen.
Se siç thotë dhe Hajdeger “gjuha është tepër e rëndësishme për t’ua lënë vetëm gjuhëtarëve”. /GSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

A janë të gjitha pikturat politike?

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?
Taksa osmane e xhizjes (kokës) - shembuj nga defteri i Gjakovës së vitit 1750

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës