Një nga banoret më të komentuar të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka nisur ditën me një humor të shkëlqyer dhe plot energji.

Qysh në mëngjes, ajo është parë duke kënduar në gjuhën italiane, ndërsa shijonte ritmin e këngës.


Nuk dihet nëse kënga i dedikohet dikujt të veçantë apo thjesht është një mënyrë për të shijuar muzikën dhe momentin.

Gjatë mëngjesit, Dolce ka treguar edhe format e tonifikuara të trupit të saj, duke tërhequr vëmendjen e shikuesve me lëvizje provokuese dhe tërheqëse.

Kthimi i saj në shtëpinë e BBVK vjen pas një jave të kaluar në spektaklin simotër italian, Grande Fratello, duke sjellë një energji të re dhe entuziazëm për banorët dhe publiku që e ndjek nga ekrani. /Telegrafi/