Dokumentari i Dea Gjinovcit, më 17 tetor shfaqet në Paris

Dokumentari “Réveil Sur Mars” i kineastes shqiptare Dea Gjinovci, do të shfaqet më 17 tetor në “Centre Pompidou” në Paris të Francës.
Në këtë projekt artistik, Gjinovci sjell historinë e një familje kosovare në Hornald, një qytet i vogël në Suedinë Qendrore, të cilët përballen me probleme mjekësore dhe të integrimit në shoqëri. Furkani djali i vogël i familjes, me prirje për astronominë, mundohet të ndërtojë një raketë për të ikur në Mars me qëllim të shpëtojë familjen e tij nga vështirësitë që po kalojnë.
Në vitin 2017, filmi i parë i Gjinovcit, “Sans le Kosovo” - mbi historinë e babait të saj të mërguar në Zvicër - është vlerësuar si filmi më i mirë në kategorinë e filmave kombëtar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Dokufest”.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































