Doja Cat me fustan që i ngjante rrjetës së merimangës, reperja nuk arriti ta mbulonte gjoksin

Reperja amerikane, Doja Cat, tërhoqi vëmendjen në MTV Video Music Awards në New Jersey duke veshur një fustan që i ngjante rrjetës së merimangës.
Ky krijim nuk arriti t’ia mbulonte gjoksin, ndërsa dukjen e kompletoi me grim të theksuar, stoli dhe taka transparente.
Kujtojmë që Doja e filloi karrierën muzikore duke postuar këngë në SoundCloud. Kënga "So High" tërhoqi vëmendjen e Kemosabe dhe RCA Records dhe në bashkëpunim me ta në vitin 2014, publikoi një EP të titulluar “Purrr!”.
Pas kësaj, bëri një pushim për katër vjet dhe publikoi albumin e parë, “Amala”. Më pas e lansoi albumin e dytë, “Hot Pink”, në vitin 2019 dhe arriti famë botërore.

Duke qenë se poston fotografi dhe video të çuditshme në rrjetet sociale, shumë e kanë akuzuar për promovimin e satanizmit. Për më shumë, së fundmi e ka publikuar edhe videoklipin e këngës “Demons”.
Mirëpo, reperja mbrohet duke thënë se ka të drejtën e shprehjes artistike. /Telegrafi/




















































