Dogana konfiskon një veturë që qarkullonte mbi një vit pa procedurë doganore
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një veturë e cila kishte qarkulluar për më shumë se një vit në territorin e vendit pa kryer procedurat e nevojshme doganore.
Sipas këtij institucioni, automjetet që lëvizin në territorin e Kosovës pa u zhdoganuar përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të legjislacionit doganor, si dhe shmangie të obligimeve financiare ndaj shtetit.
“Dogana monitoron qarkullimin e automjeteve dhe ndërmerr masa ndaj çdo shkeljeje të konstatuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Dogana ka bërë të ditur se veprime të tilla do të vazhdojnë në funksion të mbrojtjes së rendit doganor dhe sigurimit të të hyrave buxhetore për vendin.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























