LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Kosovës raporton sukseset në luftën kundër tregtisë së paligjshme në takimin e 20-të të OBD-së

Dogana e Kosovës raporton sukseset në luftën kundër tregtisë së paligjshme në takimin e 20-të të OBD-së

Në kuadër të takimit të 20-të të Organizatës Botërore të Doganave janë duke u zhvilluar sesionet e Grupit kundër Falsifikimit dhe Piraterisë (CAP), ku përfaqësues nga administratat anëtare, Zyrat Ndërlidhëse të Inteligjencës Rajonale të OBD-së, organizatat vëzhguese, mbajtësit e të drejtave dhe subjektet e sektorit privat u mblodhën për të biseduar rreth iniciativave globale kundër falsifikimit dhe piraterisë.

Në këto takime, Dogana e Kosovës përfaqësohet nga Sadije Topojani dhe Atasheu Doganor, Bekim Mehmetaj, të cilët ndanë me audiencën sukseset e shquara të Kosovës në luftën kundër tregtisë së paligjshme.


Në operacionet e organizuara nga OBD për periudhën raportuese, janë identifikuar më shumë se 4,000 raste shkeljesh të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe mallrave pirate.

Në komunikatë thuhet se Dogana e Kosovës mbetet e vendosur në përkushtimin e saj për të luftuar falsifikimin në kuadër të operacioneve globale të udhëhequra nga OBD, me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të mallrave që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale (IPR).

“Në mënyrë të veçantë, vlen të theksohet se Dogana e Kosovës ka arritur me sukses të ndërmarrë veprime dhe parandalojë mbi 1,100 raste të mallrave që dyshohen se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, me vlerën totale të mallrave të ndaluara që kalon mbi 23 milionë euro nga viti 2022 e deri më tani”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori