LAJMI I FUNDIT:

Dodik vazhdon me skandale – pro-rusi krahasoi ushtarët e sotëm gjermanë me nazistët

Dodik vazhdon me skandale – pro-rusi krahasoi ushtarët e sotëm gjermanë me nazistët

Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik mbajti sot një konferencë për media në Banja Luka, ku tema kryesore ishte votimi i BeH -së në OKB për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ai gjithashtu komentoi diskutimet e deputetëve gjerman në Bundestag, të cilët mbajtën një seancë në kuadër të 30 vjetorit të krimeve në shtetin boshnjak.


Ai vazhdoi duke thënë se e pa që shumë në Bundestag ishin të pasionuar për të luftuar Republika Serbe.

“Kam bërë një gabim vitin e kaluar që rashë dakord për të zgjatur mandatin e misionit Althea. Sigurisht që nuk do ta bëj këtë vitin tjetër. Ata e kanë humbur atë besim duke parakaluar në mënyrë të panevojshme në këtë mënyrë. Njerëzit këtu janë të mërzitur. Kjo është absolutisht e papranueshme për ne këtu, por këtu po demonstrojnë fuqi dhe forcë. Mendoj se EUFOR në BiH ka përfunduar këtë vit”, tha Dodik.

Ai më pas dërgoi ofendime të shumta ndaj Gjermanisë, duke tërhequr një paralele midis shtetit nazist nga Lufta e Dytë Botërore dhe Gjermanisë së sotme.

Politikani pro-rus tha se në asnjë rrethanë nuk do të pranonte dërgimin e trupave gjermane në Bosnje.

“Gjermania po ndan miliona për të forcuar ushtrinë. Nuk ka serb që të mos alarmohet nga ky informacion”, shtoi Dodik. /Telegrafi/