LAJMI I FUNDIT:

DnV: Gjatë fushatës nuk mungoi as gjuha e urrejtjes

DnV: Gjatë fushatës nuk mungoi as gjuha e urrejtjes

Koalicioni i organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve Demokracia në Veprim (DnV) ka mbajtur sot konferencën e radhës, në të cilën u vlerësua ecuria e dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore. DnV me këtë rast ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës.

Veton Mujaj nga DnV njoftoi se dhjetë ditët e fushatës zgjedhore kanë kaluar kryesisht në një atmosferë të qetë, ndonëse me një numër të konsiderueshëm të aktivitete zgjedhore, shumë shpesh të pa paralajmëruara para institucioneve përkatëse.

“Në shumicën e aktiviteteve të subjekteve politike, mosrespektimi i masave kundër COVID19 ishte evident. Këto aktivitete u shoqëruan me grumbullime të mëdha qytetarësh në tubime publike, duke mos respektuar rregullat për distancë sociale dhe mbajtjen e maskave në mënyrë të duhur”.

“Fryma konkurruese e fushatës u ka mundësuar qytetarëve të informohen për platformat politike, edhe përmes pjesëmarrjes në aktivitete por edhe përmes plasimit të informatave në media e rrjete sociale. Ndonëse, shumë organizime ndërruan formatet e tyre, orientimi i subjekteve politike kryesisht në premtime elektorale është parë si vazhdimësi e trendeve të fushatave të mëparshme dhe riciklim i mesazheve. Po ashtu, elemente të gjuhës së urrejtjes në baza politike nuk kanë munguar në aktivitetet zgjedhore të monitoruara. Programet politike, u publikuan me shumë vonesë  ndërsa pjesëmarrja e gruas në aktivitete zgjedhore ishte më e ulët se 30%. Prezencë e ulët e grave është shënuar edhe në media duke mos iu ofruar mjaftueshëm hapësirë gjatë kronikave zgjedhore dhe spote reklamuese. Pra edhe gjatë kësaj fushate subjektet politike nuk u kanë ofruar grave qasje të barabartë në garën zgjedhore, në kundërshtim me ligjin për barazi gjinore, i cili përcakton përfaqësim të barabartë”, tha Mujaj.

Lidhur me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore në komunat serbe foli Dushan Radakoviq nga DnV, i cili tha se fushata u zhvillua në mënyrë paqësore, pa ndonjë incident.

Sipas tij, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve zbatuan aktivitetet e tyre në përputhje me ligjin, procedurat e përshkruara dhe në përputhje me masat epidemiologjike. “Subjektet politike në këto komuna nuk kanë mbajtur pothuajse asnjë mbledhje madhore me mbi 50 persona. Tubimet ishin në përputhje me masat e përshkruara epidemiologjike dhe u raportuan në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve 24 orë më parë”, tha ai.

Veton Mujaj u bëri thirrje qytetarëve që pas një fushate zgjedhore konkurruese, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik, pa presion dhe pa frikë.

“E drejta për të zgjedhur, si një nga të drejtat fundamentale të njeriut, është thelbi i demokracisë gjithëpërfshirëse përmes së cilës qytetarët e përcaktojnë të ardhmen e tyre”.

Ai shtoi se Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)” me 498 vëzhguesit janë gati për vëzhgimin e Zgjedhjeve.

“Ne si DnV vlerësojë se 14 shkurti është mundësia reale për të gjithë qytetarët, që të bëhen pjesë e vendimmarrjes, të zgjidhin ato dhe ata për të cilët vlerësojnë se i përfaqësojnë në mënyrën më të mirë. Si dhe të zgjedhin ata përfaqësues që do të ndikojnë në kualitetin e jetës së tyre. Prandaj është e rëndësisë së veçantë që nesër bindja juaj programore e ideologjike dhe vizioni juaj të bëhet realitet. Secila votë ka vlerën e saj, prandaj duhet të kujdeseni që të votoni saktë, në mënyrë që vota juaj të numërohet”, tha ai.

“Ne ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit me të drejtë vote, që nesër mos të rrinë në shtëpi, të vendosin maskat dhe të dalin të votojnë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori