LAJMI I FUNDIT:

Djegia e veturave të serbëve në veri, LVV-PDK thonë se këto janë veprime kriminale, prapa të cilave qëndron Serbia

Djegia e veturave të serbëve në veri, LVV-PDK thonë se këto janë veprime kriminale, prapa të cilave qëndron Serbia

Ditëve të fundit janë djegur disa automjete, kjo pasi qytetarët e komunitetit serb në Kosovë i kanë konvertuar targat e tyre nga ato ilegale në RKS, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Rasti i fundit ka ndodhur të enjten në mesnatë, ku një qytetari të komunitetit serb në Leposaviq, iu është djegur vetura me targat e konvertuara në RKS, nga persona deri më tani të panjohur.


Në lidhje me këtë për Telegrafin kanë folur anëtarët e Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Rashit Qalaj deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Enver Dugolli deputet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

Qalaj ka thënë që veprimet e tilla janë mesazh i qartë për popullatën serbe në veri të Kosovës së ata nuk guxojnë të respektojnë vendimet e institucioneve të Kosovës.

Rashit Qalaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga PDK

Sipas tij, prapa këtyre incidenteve qëndron shteti serb, duke i përdorur elementet kriminale që i kanë në veri të vendit.

“Një qytetari të një komuniteti serb iu ka djeg vetura, pikërisht qytetarit i cili kishte konvertuar targat nga ato ilegale në ato RKS. Mendoj që është një mesazh i qartë për popullatën serbe në veri se ata nuk guxojnë në asnjë mënyrë që të respektojnë vendimet e institucioneve të Kosovës. Mendoj që prapa këtyre incidenteve qëndron shteti serb, presidenti Vuçiq. Serbia është duke i bërë këto duke i përdorë elementet kriminale që i ka në veri dhe ato të politikës të cilat janë të bashkërenditur me krime në veri”, ka thënë Qalaj.

Qalaj po ashtu u shpreh se është shumë e nevojshme që të rritet prezenca e Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ai u shpreh po ashtu se Policia e Kosovës dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) duhet që të mbledhin informata mbi individët apo grupet kriminale dhe të marrin masa ndaj tyre.

“Është shumë e nevojshme që të rritet prezenca e policisë së Kosovës në atë pjesë, mirëpo është e pamundur që secilit qytetarë që i konverton ato apo i ndërron tabelat të ju ofroj siguri, meqenëse duhet t’ia ruajnë pasurinë çdo kujt, shtëpinë çdo kujt…Mirëpo së paku duhet që Policia e Kosovës, AKI-ja të mbledhin informata mbi individët apo grupet e mundshme që i kryejnë këto vepra dhe normal të merren masa e veprime ndaj tyre brenda ligjit”, tha deputeti i PDK-së.

Ai gjithashtu vlerësoi se nëse policët të cilët shërbejnë në stacionin policorë në veri të vendit nuk janë të gatshëm ta kryejnë detyrën e tyre, atëherë siç tha ai duhet të dërgohen njësi nga Prishtina dhe prej stacioneve tjera që t’i përforcojnë ato stacione.

“Mendoj që Policia e Kosovës duhet të jetë shumë më strikte në respektimin e ligjit në veri, nëse policët të cilët shërbejnë në stacionin policor të veriut nuk kanë vullnet apo nuk janë të gatshëm ta kryejnë detyrën atëherë të dërgohen njësi nga Prishtina dhe prej stacioneve tjera, ti përforcojnë ato stacione dhe të krijojnë një lloj të komandës, pasi stacioni nuk është në gjendje ta kryej detyrën dhe thjesht të mbrohen qytetarët atje nga veprimet e tilla kriminale”, vlerësoi Qalaj.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Enver Dugolli për Telegrafin u shpreh se këto veprime janë kriminale.

“Këto veprime s’ke qysh i emërton ndryshe pos veprime kriminale, të drejtuara kundër qytetarëve të komunitetit serb të cilët duan të jetojnë në paqe, duan ta zbatojnë ligjin”, potencoi ai duke shtuar se “ Shantazhet apo frikësimet që tentojnë t’ia bëjnë me metoda të tilla bandat kriminale, qytetarëve që mos t’i konvertojnë veturat e tyre në targa legjitime, janë veprime kriminale”.

Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës nga LVV

Ai theksoi se shteti po bën çdo gjë që është e mundur që të krijojë një siguri për qytetarët në Kosovë.

“Shteti po vepron. Jemi dëshmitar që dje u zu një makinë që kishte armë, bomba, municion i një qytetari serb…këto situata natyrisht që gjenezën në veri e kanë grupet e organizuar e të mbështetura nga grupet kriminale në veri, janë me qëllime politike dhe natyrisht që ne nuk jemi duke ndenjur. Qeveria e Kosovës nuk po bën sehir por është duke u marr me këtë punën. Organet e rendit do ta kryejnë punën e tyre mirëpo për shkak të specifikave dhe rrethanave nganjëherë po duket sikur po shkon më ngadalë, por organet e rendit janë në krye të detyrës”, tha ndër të tjera Dugolli.

Ndryshe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu në një prononcim për Telegrafin të enjten tha se komuniteti serbë në Kosovë duhet ta luftojë rrjetin e kriminelëve të Milan Radoiciqit, me rezistencë dhe mospajtim.

Musliu theksoi se Serbia në vazhdimësi ka fabrikuar ngjarje, edhe duke vrare serbë, për t’i nxitur banorët serbë të Kosovës kundër shqiptarëve.

Agim Musliu, ekspert i sigurisë

“Liria është përgjegjësi e çdo njeriu. Rrjedhimisht, edhe serbët e Kosovës duhet ta luftojnë rrjetin e krimineleve të Milan Radoiçiqit me rezistencë dhe mospajtim. Së paku, duhet të deklarohen më fuqishëm kundër shtypjes dhe presionit që ua bën atyre ky rrjet kriminal. Në vazhdimësi Serbia ka fabrikuar ngjarje, edhe duke vrare serbë, për t’i nxitur banorët serbë të Kosovës kundër shqiptarëve”, ka thënë Musliu.

Sipas tij, mediat e kontrolluara dhe pushteti pro-rus në Beograd janë përpjekur të krijojnë përshtypje të rreme për raportet ndëretnike në Kosovë.

“Edhe dy rastet e djegies së automjeteve brenda 24 orëve të fundit, janë pjesë e terrorizimit të serbëve të veriut të Republikës së Kosovës, jo vetëm kundër nesh si shqiptare, por edhe kundër sistemit demokratik perëndimor dhe në favor të Vladimir Putinit”, vlerësoi ai.

Eksperti i sigurisë u shpreh se institucionet e Kosovës duhet t’i zbardhin këto raste.

Ai thotë se diplomacia e vendit duhet ta njoftojë botën për këtë terror që Vuëiqi e Radoiçiqi po ia bëjnë serbëve të Kosovës dhe vet Kosovës.

“Institucionet tona duhet t’i zbardhin këto raste; diplomacia jonë duhet ta njoftojë botën për këtë terror që Vuçiqi e Radoiçiqi po ia bëjnë serbëve të Kosovës dhe vet Kosovës. E pastaj, Evropa le t’i kalkulojë me delikatesë.  Ndoshta iu hapën sytë”, ka thënë ndër të tjera eksperti i sigurisë, Agim Musliu. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori