LAJMI I FUNDIT:

Djaloshit nga India i organizuan një dasmë të madhe, por mungonte një element – nusja! (Foto)

Djaloshit nga India i organizuan një dasmë të madhe, por mungonte një element – nusja! (Foto)

Dëshira e vetme e Ajay Barot ishte që të kishte një martesë madhështore. 27-vjeçari donte një martesë ashtu si ai që kishte kushëriri i tij.

Ndërkohë që dëshira e tij e gjatë, që të kishte një martesë luksoze, u përmbush, dasma e tij kishte një element që mungonte – ishte nusja.


Po, Ajay kishte një martesë pa një nuse. Por arsyeja pas saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka prekur të gjithë.

Kështu, siç bëhet e ditur në këtë rrëfim, familja e djaloshit vendosi të përmbushë ëndrrën e Ajay duke i dhënë atij një martesë luksoze, por fatkeqësisht, nuk ishte e mundur që ata të gjejnë një nuse për të. Arsyeja është se, Ajay ka aftësi të kufizuara të mësuarit.

Prandaj, ata vendosën të kishin dasmën pa një nuse, por u siguruan që të gjitha ritualet dhe traditat e popullit Gujarati të ndiqeshin siç duhet.

Ashtu si një martesë e rregullt, para ditës së dasmës u mbajtën të gjitha ceremonitë mehendi dhe sangeet, ku morën pjesë familja dhe miqtë e ngushtë.

Ditën tjetër, Ajay dukej si një dhëndër i bukur me veshjen e tij të dasmës.

Një procesion i madh i dasmës u mbajt pasi dhëndri u ul në një kalë. Rreth 200 njerëz, të cilët ishin pjesë e procesionit, kërcenin duke ndjekur muzikën vendase.

Gjithashtu, familja organizoi një festë për gati 800 vetë në një sallë komuniteti të vendosur pranë vendbanimit të tyre.

Babai i Ajay, Vishnu Barot, duke folur për mediat tha: “Djali im u diagnostikua me aftësi të kufizuara të të mësuarit dhe humbi nënën e tij në moshë të hershme. Ai kënaqej duke parë dasmat e të tjerëve dhe na pyeti për martesën e tij. Pasi nuk ishte e mundur të gjente një si ai, bisedova me të gjithë anëtarët e familjes sime, vendosa të organizoj një procesion dasmash për të, kështu që ai të ndjehet sikur dasma e tij po mbahet dhe ëndrra e tij po realizohet. Jam shumë i lumtur që e plotësova ëndrrën e djalit tim pa menduar për atë që do të thoshte shoqëria”.

Ndërsa xhaxhai i Ajay, Kamlesh Barot, tha se nipi i tij është shumë i dhënë pas muzikës dhe vallëzimi sjell një buzëqeshje në fytyrën e tij.

“Vëllai im ishte me fat që familja e tij e mbështeti dëshirën e tij, ne të gjithë jemi të lumtur për të, nuk kemi dashur të lëndojmë emocionin e askujt, por vetëm ta shohim atë të gëzuar me gëzim, pasi ai është shumë i dashur për ne”, tha motra më e vogël e Ajay. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori