LAJMI I FUNDIT:

​Djaloshi 6-vjeçar fiton ‘luftën’ me leukeminë, e presin me duartrokitje në shkollë  

​Djaloshi 6-vjeçar fiton ‘luftën’ me leukeminë, e presin me duartrokitje në shkollë  

Është vetëm 6-vjeçar, por sfidat për të kanë qenë shumë të forta.

John Oliver Zipay u diagnostikua me leukemi në vitin 2016, por “luftëtari” nga Newbury në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjeti forcën për të triumfuar. Ai u përball me një udhëtim të gjatë, deri në seancën e tij të fundit, duke e hedhur pas krahëve sëmundjen e rëndë.

Pas kthimit në klasë, në shkollën katolike Shën Helen në vendin e Ohio, John Oliver u përshëndet si një hero i vërtetë nga shokët e tij të klasës me shumë duartrokitje dhe ovacion në këmbë.


Disa ditë më parë mjekët konfirmuan lajmin e shkëlqyeshëm të zhdukjes së sëmundjes dhe djaloshi mund të thuhet se është shëruar përfundimisht, përcjell Ora News. Siç raporton shtypi lokal, në vitin 2016 fëmija u diagnostikua me leucemi akute limfoblastike, një kancer i rrallë i gjakut që buron nga limfocitet.

Trajtimi dhe kimiotika e kanë shastisur shumë vogëlushin, i cili për periudha të gjata mungonte në shkollë dhe u detyrua të qëndronte larg miqve të tij.

Megjithatë, John Olivero vazhdoi të studionte me ndihmën e mësuesve që e kanë ndjekur gjithmonë atë edhe nga distanca. Pas kësaj periudhe të gjatë trajtimi, djali më në fund u kthye në shkollë dhe mirëpritja që mori ishte ajo e një heroi të vërtetë.

Në trend Fun

Më shumë
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

E zuri për pak gjumi, kur u zgjua britanikja u tmerrua – pa se i biri kishte shkarravitur murin e bardhë me produktin e saj të grimit

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Zgjedhjet në Gjermani, kishte të tillë që në qendrën e votimit shkuan me kostum karnavalesh - dhe kishte një arsye për këtë

Zgjedhjet në Gjermani, kishte të tillë që në qendrën e votimit shkuan me kostum karnavalesh - dhe kishte një arsye për këtë

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori