Ditën e sotme është raportuar për një incident në mes të kandidatit për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori dhe djalit të prokurorit Ibrahim Berisha.
Drenori kishte deklaruar se është sulmuar fizikisht nga djali i prokurorit Ibrahim Berisha, dhe se rastin e ka raportuar në Polici.
E përleshjen fizike e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në rrugën ‘Xhevë dhe Fehmi Lladrovci’ në Drenas, ku lëndime trupore kanë pësuar dy persona të përfshirë në rast. Pasi kanë marr trajtimin e nevojshëm mjekësor, në QKMF- Drenas, policia i ka shoqëruar palët e përfshira në rast dhe është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me djalin e prokurorit Ibrahim Berisha për ngjarjen në fjalë.
Ramadan Berisha për Telegrafin ka thënë se është takuar rastësisht me Xhavit Drenorin derisa ishte duke shkuar tek një avokat.
Sipas tij, fillimisht Drenori e kishte pyetur ku je djali i prokurorit, ndërsa i është përgjigjur “i cilit prokuror” – Drenori i ka thënë se “dihet i cilit, Ibrahim Berishës”.
Berisha tregoi se aty Drenori e ka sulmuar me këpucë, dhe pastaj në vetëmbrojtje është përleshur me Drenorin.
“Deri sa isha për punët e mia në një zyrë te një avokat. Duke dalë nga zyra e avokatit rastësisht jam taku me Xhavit Drenorin, dhe i cili më tha mua ku je djali i prokurorit, unë ia ktheva, i cilit prokuror? Ai me tha dihet i cilit prokuror. Pastaj ka filluar të me fyejë dhe në një moment Xhaviti e ka hequr këpucën nga këmba dhe me ka gjuajtur duke me goditur në kokë nga e cila me shkaktuar lëndime trupore. Ka filluar të vijë në drejtim timin për të më sulmuar, dhe unë në vetëmbrojtje jam përleshur me të derisa na kanë ndarë njerëzit përreth”, u shpreh ai.
Ndryshe, në debate televizive Drenori disa herë ka përmendur emrin e prokurorit të Themelores në Prishtinë, si pengesë për t’u hetuar pretendimet ndaj kryetarit aktual Ramiz Lladrovci për keqpërdorime në Drenas.
Drenori në zgjedhjet e 17 tetorit është radhitur i katërti me 4.04% të votave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët