Djali i Xhemajl Mustafës, veprimtarit të LDK-së i vrarë për arsye politike, Besian Mustafa përmes një postimi në Facebook ka kërkuar zbardhjen e vrasjeve të pasluftës, duke thënë se “po bëhen gati dy dekada që kur filluan të kryhen këto vrasje – vrasja e Enver Malokut në janar të 1999 – dhe Shteti i Kosovës, përfshi edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, ka dështuar të sjellë drejtësi për to”.
Mustafa thotë se “është e çuditshme sa shumë flasin dhe sa shumë dinë politikanët, gazetarët, prokurorët e analistët për këto vrasje – madje lakojnë edhe emra deri të policëve e deputetëve, sipas tyre, të përfshirë në këto vrasje – por është gjyqësia ajo që heshtë; ajo assesi nuk po arrin t’i arrestojë ata që dhanë urdhra për këto ekzekutime”.
“Si është e mundur që në një vend me një popullsi prej 1.8 milionë banorësh të gjithë dinë aq shumë, e askush nuk di asgjë!?”, ka pyetur Mustafa.
Postimi i plotë i Besian Mustafës:
“X: “Ju keni vra udhëheqës shqiptar pas luftës.”
Y: “Jo valla, vrasësit dhe shokët e tyre janë me ju!”
X: “Jo valla! Në kohën e vrasjeve ata kanë qenë me ju!”
Z: “Jo jo, ata të vetit i kanë vra.”
Rëndomë siç ndodhë në kohë fushate apo pasfushate palët shkojnë ose duke u viktimizuar ose duke akuzuar njëra-tjetrën për dhjetëra vrasje politike që kanë ndodhur në Kosovë.
Mirë që më në fund keni filluar publikisht të pranoni që udhëheqësit shqiptar janë vrarë nga vet shqiptarët për arsye politike.
Por, a ka një dozë morali në këtë politikën tonë? A ka një dozë të asaj që njihet si përgjegjësi publike, apo të gjithë flasim çfarë të duam dhe kur të duam. Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apo jo?
Po bëhen gati dy dekada që kur filluan të kryhen këto vrasje – vrasja e Enver Malokut në janar të 1999 – dhe Shteti i Kosovës, përfshi edhe UNMIK-un dhe EULEX-in, ka dështuar të sjellë drejtësi për to.
Është e çuditshme sa shumë flasin dhe sa shumë dinë politikanët, gazetarët, prokurorët e analistët për këto vrasje – madje lakojnë edhe emra deri të policëve e deputetëve, sipas tyre, të përfshirë në këto vrasje – por është gjyqësia ajo që heshtë; ajo assesi nuk po arrin t’i arrestojë ata që dhanë urdhra për këto ekzekutime.
Si është e mundur që në një vend me një popullsi prej 1.8 milionë banorësh të gjithë dinë aq shumë, e askush nuk di asgjë!?
Për këto gati 17 vjet ajo që kemi kërkuar është zbardhja e vrasjeve politike në Kosovë, por asnjëherë nuk i kemi lejuar vetes që të akuzojmë individë apo organizata të caktuara. Është gjyqësia ajo që duhet ta bëjë këtë!
Publikisht, nga vetë politikanë, gazetarë, prokurorë e analistë, janë përmendur organizata, politikanë, lider partish, (ish)ministra… por e tëra ka përfunduar vetëm në akuza verbale. Dhe vetëm aq! Pa asnjë veprim konkret. Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apojo?
Të nderuar të gjithë ju “që dini kaq shumë” për këto vrasje depononi dëshmitë në prokurori.
Të gjithë të vrarët politikë kanë qenë personalitete që kanë dhënë shumë për Shtetin e Kosovës. Kanë qenë personalitete që janë vrarë nga kundërshtarët e tyre politik (kushdo qofshin ata) dhe Shteti i Kosovës i ka borxh atyre dhe çdo qytetari të Kosovës t’u jap drejtësi.
E ju politikanë, gazetarë, prokurorë e analistë që dini shumë gjë e nuk dini asgjë, para se të flisni mendoni vetëm një gjë: çka nëse ju do të ishit në vendin e të vrarëve, a thua si do të reagonin familjet tuaja?
A e dini sa është e vështirë, edhe pa deklaratat e juaja sensacionale llajko-komento-klikuese, të jetoni gjithë këto vite në lëkurën tonë dhe me pikëpyetjen në kokë ”kush e dha urdhrin?”
Me rëndësi me mbledhë like, komente, share, klikime, vota, apojo?
Në fillim ata iu sulën Socialistëve dhe unë heshta –
sepse nuk isha socialist.
Pastaj ata iu sulën Sindikalistëve dhe unë heshta –
sepse nuk isha sindikalist.
Pastaj ata iu sulën hebrenjve dhe unë prapë heshta –
sepse nuk isha hebre.
Pastaj m’u sulën mua – por s’kishte mbetur më askush të fliste për mua.” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët