Djali i mitur kanosi babain e tij në Deçan, dërgohet në mbajtje

Një person ka raportuar se ndjehet i shqetësuar nga djali i tij i mitur pasi në momentin që ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë, ishte kanosur nga i biri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:30, në Deçan.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë/
“Deçan 26.02.2026 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ndjehet i shqetësuar dhe kanosur nga djali i tij i mitur, për shkak se pasi ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë, ishte kanosur nga i biri. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/


















































