Një djalë dyvjeçar është vrarë në Chicago gjatë të shtënave me armë nga një bandë, derisa e gjithë ngjarja e tmerrshme është transmetuar live në Facebook.

Lavontay White ishte në veturë me tezen dhe të dashurin e saj, kur një burrë ua ndërpreu kënaqësinë duke qëlluar me revole në drejtim të veturës së tyre, transmeton Telegrafi.


2 159

Tezja e vogëlushit e cila është shtatzënë në ato momente po filmonte rrugëtimin e tyre, dhe në videon e publikuar shihet duke dalë me vrull nga vetura pas të shtënave me armë.

Lavontay është fëmija i tretë që është qëlluar për vdekje gjatë kësaj jave në Chicago.

3 108

Në video mund të shihet se si tezja dhe i dashuri i saj po këndonin së bashku me nipin që ishte ulur pas, kur papritmas një burrë ua zë rrugën dhe fillon të qëllon me revole në drejtim të tyre.

4 83

Pas të shtënave të kobshme kanë mbetur të vdekur në vend Lavontay dhe i dashuri i tezes së tij, derisa ajo është qëlluar në bark, por për fat të mirë fëmija në bark dhe ajo janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/

5 58