Djali i Donald Trump një futbollist me të ardhme? (Foto/Video)

A mund të bëjë Donald Trump futbollin e Amerikës përsëri të madh?
Ndoshta futbolli i SHBA-së e ka një yll si Christian Pulisic, por një i tillë mund të bëhet edhe djali i presidentit që quhet Barron.
Barron aktualisht luan në D.C. United për skuadrën nën moshën U-12 dhe këtë sezon ai si mesfushor ka luajtur katër ndeshje deri më tani.
Një gazetar i futbollit për të rinjtë, vuri re se Barron ishte në listën e të rinjve të United, dhe shkroi informacionin në Twitter.
Lajmi u konfirmua më pas, pasi emri i lojtarit gjendet në faqen e Akademisë së Futbollit të SHBA-ve.

Amerika mund të ketë lojtarë si Pulisic dhe Weston McKennie, por aktualisht lojtari më i famshëm i futbollit në Amrikë është Barron Trump. /Telegrafi/
https://twitter.com/porquejorge/status/911224873246183424



































