LAJMI I FUNDIT:

DJ Snake grumbullon reperët e popullarizuar në këngën “Enzo”

DJ Snake grumbullon reperët e popullarizuar në këngën “Enzo”
DJ Snake (Foto: Frazer Harrison/Getty Images for Coachella/Guliver)

Pasi e pushtoi botën me hitet, si “Lean on”, “Taki Taki” e “Let Me Love You”, DJ Snake ka treguar se për të nuk ka kufi.

Tashmë është lansuar kënga e re, “Enzo“, e cila po ashtu pritet jetë shndërrohet në hit. Ndërsa që të ndodhë kjo, i ka grumbulluar disa prej emrave më të popullarizuar të ditëve të sotme.

Të gjitha lajmet nga DJ Snake
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga DJ Snake

Offset (Migos), 21 Savage, Sheck Wes e Gucci Mane, janë emrat e rinj me të cilët ka bashkëpunuar (pas Cardi B, Selena Gomez e Ozuna në “Taki Taki”).


Muzika e re e zhanrit trap është përfshirë në listën e hiteve muzikore të DJ Snake, këngët e të cilit në total numërojnë mbi tetë miliardë klikime në YouTube.

Titulli “Enzo” i është vënë këngës sipas konstruktorit të famshëm italian, Enzo Ferrari. /Telegrafi/