LAJMI I FUNDIT:

Dizajni që mund të ketë Mitsubishi Pajero i ri (Foto)

Dizajni që mund të ketë Mitsubishi Pajero i ri (Foto)

Kjo dukje, mund të jetë shumë e pëlqyeshme dhe konkurrues në treg

Makinat për të gjitha terrenet, janë bërë shumë trendi dhe të gjitha kompanitë po angazhohen t’i freskojnë apo të sjellin modele tërësisht të reja, transmeton Telegrafi.


Derisa Mercedes e ka sjellë G-Class, Jeep modelin e ri Wrangler, apo Land Rover së shpejti versionin e ri të Defender, ndërsa Pajero i lansuar më 2006, nuk po ndryshohet sa duhet nga Mitsubishi.

Për fat të mirë, kompania japoneze që është pjesë e Renault Nissan, i ka të gjitha mundësitë për të bërë përditësimet e nevojshme në makina.

Megjithëse nuk është bërë e ditur, se si do të dilte nga prodhimi Pajero i ri, është realizuar një ilustrim, që e tregon një gjë të tillë. Enoch Gabriel Gonzales i njohur për skicat, me të cilat ia qëllon makinave të reja, e ka krijuar dizajnin që mund ta ketë ky model.

Në imazhet e shpërndara, shihet një Mitsubishi Pajero me shumë pjesë moderne, që i kemi parë më herët në konceptet e prezantuara prej kësaj kompanie.

Sikur të prodhohej ky variant, do të ishte mjaft i pëlqyeshëm dhe nuk do të kishte nevojë për një model tërësisht të ri, që do ta zëvendësonte atë. /Telegrafi/