LAJMI I FUNDIT:

Dizajnerja Fjolla Nila sjell koleksionin e saj me fustane nusërie për sezonin 2017 (Foto)

Dizajnerja Fjolla Nila sjell koleksionin e saj me fustane nusërie për sezonin 2017 (Foto)

Stili dhe kreacionet e saja të veçanta do të jenë trendi i sezonit të vitit 2017, ndërsa Fjolla Nila, për koleksionin e saj të ri thotë se janë përgatitur asisoj që të sjellin modelet më të reja për ditën më të veçantë të jetës së secilës grua – ditës së martesës.

Koleksioni është i mbushur me fustane të ndryshme të bardha, dhe karakterizohen nga modelet dhe mënyrat më të veçanta të qepjes.

Vlen të ceket se madhështinë fustaneve ia shtojnë elementet të cilat janë të qëndisura dhe të qepura me dorë, e që konsiderohet si teknika më e përsosur për ta kompletuar një koleksion për nuset e këtij viti.

Gjithashtu, çdo fustan ka detaje të ndryshme, si perlat, qipkat, etj., e të cilat bëjnë që nusja të reflektojë vetëm madhështi në ditën më të rëndësishme të jetës së saj. /Telegrafi/