Dizajneri i McLaren P1 krijon ulësen për fëmijë Babyark cilësohet të jetë “më e sigurta në botë”

Frank Stephenson ka një rezyme mbresëlënëse në dizajnet e automobilistikes e që përfshinë edhe punën e tij në Ferrari F430, Maserati MC12, McLaren P1, në rikthimin e Mini cooper R50 dhe shumë modele të tjera.
Tani ai vëmendjen e tij e kthen tek një punë shumë më ndryshe të lidhur me automobilistiken. Kompania e tij Frank Stephenson Design, është ajo që qëndron prapa Babyark, për të cilën thuhet se është “ulësja më e sigurt në botë për fëmijë”.
Materialet e teknologjisë së lartë qëndrojnë pas këtij pretendimi për siguri të lartë. Babyark ka një kornizë me fibër karboni dhe baza ka mbështjellje çeliku që thith energjinë, të cilat zgjaten gjatë një goditje për të ngadalësuar momentumin e lëvizjes së ulëses. Mbrojtja nga goditjet anësore merr frymëzim nga kockat e qukapikut. Mbështetësja e kokës për mbrojtje kundër tronditjes përdor polimerin D30, raporton Motor 1, transmeton Telegrafi.
Nëse ndodh një aksident, në këtë ulëse ndodhen 14 sensorë, duke përfshirë akselerometrin dhe “gyroskop-in”, të cilët i tregojnë pronarit nëse është e sigurt të vazhdojë të përdorë ulësen. Ky sistem gjithashtu këshillon një prind nëse karrigia është instaluar siç duhet në automjet, ndërsa një aplikacion u tregon pronarëve nëse kanë lënë fëmijën në veturë.
Babyark u përshtatet fëmijëve deri në 1.24 metra të gjatë dhe midis 1.81 dhe afro 30 kilogram në peshë. Prindërit mund ta montojnë atë me fytyrë nga përpara ose nga pas. Gjatë zhvillimit, Babyark kaloi mbi 200 teste përplasjeje për vlerësimin e potencialit për lëndime në kokë dhe gjoks.
Në këtë video, Stephenson flet për periudhën e tij 1 vjeçare të punës, duke përfshirë zhvillimin e Babyark.
Duke e ditur se shumica e ulëseve për fëmijë vijnë me një datë skadence, kjo kompani thotë se materialet e fibrave të karbonit dhe çelikut nuk degradohen me kalimin e kohës. Ekziston një kontroll falas i shërbimit të mirëmbajtjes edhe 10 vjet pas blerjes së produktit.
Babyark është aktualisht në dispozicion për porositje paraprake me dërgesat që fillojnë më 31 maj të këtij viti. Çmimi tani është 990 dollarë dhe do të shkojë në 1,190 dollarë sapo të fillojnë shitjet. Kompania thotë se ulësja i përshtatet mbi 80 për qind të automjeteve dhe ka një mjet në faqen e internetit për të kontrolluar përputhshmërinë. Ulësja për fëmijë vjen me një provë falas me një periudhë 100-ditore pas blerjes, të cilën pastaj mund ta ktheni për rimbursim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Probleme të reja për Teslën - çmimet e veturave të përdorura po bien në mënyrë dramatike

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

BE ndalon shitjen e veturave të reja me benzinë ose naftë - kur do të hyjë në fuqi vendimi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës