Duke trasuar emocione përziera, serbët dhe shqiptarët në Kosovë vazhdojnë të shikojnë pas në të kaluarën e tyre në perspektiva tërësisht të kundërta.
Më shumë se dy dekada pas luftës së viteve 1998-1999, në perspektivën historike të shqiptarëve, lufta e Kosovës vërehet në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa për serbët vërehet më shumë ish-Jugosllavia si shembull i një mozaiku të trazuar shumëkombësh.
Përderisa divergjencat në pikëpamjet historike ende janë të thella, stabiliteti i Kosovës vazhdon të sfidohet nga tensionet mes mbrojtjes së identiteteve dhe aspiratave të veçanta kombëtare.
Historiani Ilir Bytyçi thotë se duke filluar nga Beteja e Kosovës, që vazhdon të jetë një mit serb, e deri te historia më e re, ngjarjet historike mes shqiptarëve e serbëve vazhdojnë të paraqiten në narracione të ndryshme. “Historia po vazhdon të shihet nga perspektiva të kundërta. Miti serb u përdor për përgatitjen e popullit serb për realizimin e planeve ekspansioniste”, thotë Bytyqi.
Ai përmend trajtimin e kishave e manastireve si një prej elementeve të perspektivave diametralisht të kundërta. “Duke u nisur nga këto parime, historiografia serbe bëri që Kosova, të bëhej një ‘djep i serbëve’”. “Shpërngulja e serbëve është gjithashtu një ilustrim tjetër”, thotë Bytyqi.
Zoran Maksimoviq, Zyrtar për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Ferizajit, thotë se shpërngulja e serbëve nga Kosova sidomos në vitin 1999 ishte për shkak të mungesës së sigurisë.
“Shpërngulja nuk ka ndodhur me dëshirën e tyre, ka ndodhur për shkak të sigurisë, ngase lufta e bëri të vetën. Kjo është e vërteta”, thotë Maksimoviq.
Në trajtimin e historisë më të re të Kosovës “ikja masive” e serbëve, sipas tij, nuk ka pasur aq hapësirë.
“Nuk e shoh që lufta e Kosovës po trajtohet siç duhet. Lufta ka shkatërruar edhe komunitetin serb”, thotë ai. “Pas luftës, shumë serbë provuan të kthehen në vendet e veta. Janë ndërtuar disa shtëpi, por shumica janë shpërngulur përsëri”.
Maksimoviq tregon se dëshmi për këtë janë qytetet pa serbë, si Ferizaji. “Nuk ka më qytetarë serbë nëpër qytete”.
Hulumtuesit përtej Ballkanit thonë se shpërbërja e ish-Jugosllavisë ka sjellë një fuqi për të prodhuar narrativa dhe kundërnarrativa kombëtare mes serbëve dhe shqiptarëve.
Mësimi aktual i historisë ende nuk është hulumtuar shumë, ndërkohë që roli i historianëve mbetet thelbësor në formimin dhe të kuptuarit e historisë, historiografisë dhe kujtesës kolektive.
Në hulumtimin “Fostering a Critical Account of History in Kosovo: Engaging with History Teachers”, autorët Anna Di Lellio, Orli Fridman, Srđan Hercigonja dhe Abit Hoxha theksojnë se mësuesit e historisë nga të dy grupet janë “kujdestarë” të narrativave të tyre kombëtare. Megjithatë, as këto narrativa kombëtare shpesh nuk janë homogjene, pasi historianë të ndryshëm dhe profesorë të historisë janë po ashtu të ndikuar nga qëndrimet e veta ideologjike dhe politike.
Joanna Hanson, një historiane britanike e fokusuar në hulumtimet shkencore në Evropën Qendrore dhe Lindore si dhe në zgjidhjen e konflikteve ndëretnike në vendet e Ballkanit, thotë se revizionizmi është kontestues dhe e ndryshon historinë për shumë arsye. “Me kalimin e kohës, historia rishikohet vazhdimisht. Nuk është një temë statike. Gjenden burime të reja, shkruhen kujtime të reja, adoptohen qasje, vlera dhe metodologji të reja”, thotë Hanson.
Revizionizmi ka qenë shpesh qasja e historianëve që kërkojnë të mohojnë se ngjarje historike, si gjenocidi, kanë ndodhur në të vërtetë.
“Ende përballemi me mohuesit e Holokaustit. Kjo qasje u pa gjithashtu nga marksistët si një përpjekje për të minuar historinë e tyre”, shton Hanson. Në vitet e fundit, një sërë hulumtimesh e kanë analizuar rolin e zhvillimit të kurrikulës dhe teksteve të historisë në formësimin e mësimdhënies së të kaluarës në vendet e ish-Jugosllavisë.
Në kontekstin e Ballafaqimit me të Kaluarën në Kosovë, duke parë kryesisht luftën e viteve 1998-1999, më shumë se revizionizëm, Hanson thotë se ka pasur shkrim të një historie të ekuilibruar.
Në dekadat e fundit, termi multiperspektivë ka mundur të zërë fare pak vend në mësimin e historisë në Kosovë, pavarësisht se shumë studiues e sugjerojnë një qasje e tillë ndaj mësimit të historisë.
Në disa vende të BE-së, nocioni se historia duhet të trajtohet nga perspektiva të shumta është pjesë e kurrikulës së historisë dhe termi multiperspektivë përdoret nga Këshilli i Evropës në rekomandimin për mësimdhënien e historisë në vendet evropiane.
“Duhet theksuar se lufta ka një trajektore dhe ka shkaqe që të çojnë shumë më mbrapa, si p.sh., historia e ish-Jugosllavisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, roli i partizanëve, theksimi i vogël i situatës specifike në Kosovë dhe roli i nacionalistëve”, thotë Hanson.
Sistemet paralele të arsimit në Kosovë kanë vazhduar të ushqejnë perspektiva të kundërta dhe narrativa të njëanshme.
“Historianët nuk duhet të punojnë për të rishikuar historinë. Ajo që serbët shkruajnë për luftën përmban pika të vlefshme, por nevojitet për ta shpjeguar atë në mënyrë më objektive ngase historia ka shumë të vërteta”, thotë Hanson.
“Pika më e rëndësishme është ta hulumtosh historinë në mënyrë të saktë, t’i shikosh ngjarjet nga një këndvështrim me disa perspektiva që ato mos mohojnë njëra-tjetrën”, shton ajo.
Por për të, rishikimi i ngjarjeve të fundit të shekullit të kaluarduhet shikuar në burime më të shumta.
“Kur shikohet historia e luftës së viteve 1998-1999, kjo do të nënkuptonte përdorimin e burimeve (të shkruara dhe grafike) nga të dyja palët si dhe ato relevante ndërkombëtare”, thotë Johana Hanson.
Jasna Dragoviq Soso, profesoreshë në Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Goldsmiths në Londër, thotë se është normale të ketë interpretime të ndryshme të historisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla si shpërbërja e shtetit dhe lufta.
“Shkrimi i historisë duhet të ketë një bazë të gjerë faktike dhe argumente të shumta, përfshirë edhe ato që janë kundër interpretimit të dikujt. Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme, por ka edhe histori të keqe”, thotë ajo.
Sipas Dragoviq-Soso, historia e keqe është e ndarë nga faktet dhe e shurdhër në kundërargumente.
“Ajo është e zhytur në ideologji dhe dogmatizëm. Është selektive dhe e mbyllur karshi fakteve dhe interpretimeve që sfidojnë supozimet e veta ideologjike. Dhe, si rrjedhim, nuk e bind askënd jashtë grupit të adhuruesve të vetë ideologjikë”, thotë Dragoviq-Soso. /Qliresa Hasani/Telegrafi/
Ky shkrim është produkt i trajnimit online për Ballafaqimin me të Kaluarën (BmK) dhe Gazetarinë e sensibilizuar për konflikte, implementuar nga forumZFD-Programi në Kosovë. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë përgjegjësi e autores dhe ato në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e forumZFD.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker