Pajtim Statovci, 28-vjeçar, është zgjedhur shkrimtari i vitit në Helsinki të Finlandës.

Nga “Helsingin Sanomien” - gazeta e përditshme dhe ndër më të vjetrat në Finlandë - iu dha çmimi për romanin e veçantë “Macja ime Jugosllavia”, që deri tash është përkthyer në tetë gjuhë.


Përzgjedhja është bërë nga një grup shkrimtarësh në Helsinki.

Për Statovcin kanë shkruar edhe mediat e njohura në botë kohë më parë, duke e vlerësuar si shkrimtar që premton. /KP/