LAJMI I FUNDIT:

DITA E PAVARËSISË

DITA E PAVARËSISË

Nga: Bruce Springsteen (kënga “Independence Day”, albumi “The River”, 1981)
Përktheu: Fadil Bajraj

Baba shko të flesh tash se po bëhet vonë
Çfarëdo që themi s’do të na hyjë në punë
Në mëngjes do të nisem prej Portës së Shënmërisë
Nuk do ta ndryshonim këtë gjë bile edhe po të dinim disi
Sepse errërira e kësaj shtëpie e ka shtrydhur pjesën tonë më të mirë
Po ashtu edhe errësira e këtij qyteti e ka marrë hakun e vet

Por ata tashmë nuk mund të të lëndojnë
Edhe as ti s’mund të më prekësh tash
S’mund të ma punojnë mua
Ashtu siç ta punuan ty para syve të mi

Prandaj thuaj lamtumirë se është Ditë Pavarësie
Kësaj here është Dita e Pavarësisë

Beso në atë se çfarëdo që ndodhte përherë mes nesh
Sado që i zgjidhnim fjalët dhe vinim kufijtë
S’kishte mënyrë që kjo shtëpi të na mbante të dy
Ma thotë mendja se ishim tepër të njëjtë

Tash te Frenku dhomat janë boshatisur
Edhe rruga deri te Breaker’s Point është e shkretuar
E shumë njerëz po e braktisin qytetin
Duke i lënë miqtë dhe shtepitë pas vetes
Natën bredhin të vetmuar asaj rruge të pluhurosur dhe të errët

Prandaj tash baba shko të flesh se po bëhet vonë
Çfarëdo që themi kurrnjësend s’ndryshon
Sepse tashti këtu po vijnë të tjerë njerëz
Dhe gjërat po i shikojnë pak më ndryshe
E së shpejti të gjitha që i kemi ditur do të zhduken

Pa më thuaj lamtumirë se është Ditë Pavarësie
Baba tash po i kuptoj gjërat që doje të m’i thoje
Por s’kishe mundësi
Po të betohem se kurrë s’kam menduar se këto gjëra do të zhduken