Dita e Pavarësisë së SHBA-së, presidentja Osmani: Gëzuar 4 Korrikun, çdo kapitull i Kosovës mban vulën e Amerikës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë nga siç tha ajo populli më pro amerikan në botë.
Osmani në një postim në Facebook duke uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë ka ndarë një video në të cilën është një pjesë e fjalimit të saj në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, raporton Telegrafi.
Pjesë të shkëputura nga fjalimi i presidentes. Një gjë mbetet e qartë si kristali për të gjithë njerëzit e Kosovës Ne e dimë kush janë miqtë tanë Ne e dimë se si na qëndruan pranë kur kishte më së shumti rëndësi Dhe nuk do ta harrojmë kurrë Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës Jo vetëm njëzet e gjashtë vjet më parë kur lidershipi juaj na ndihmoi të fitonim lirinë, një liri që u mohua për shekuj, por çdo vit që atëherë. Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes zhvillimit ekonomik dhe forcimit strategjik të mbrojtjes dhe diplomacisë sonë Çdo kapitull i vetëm i Kosovës mban vulën e SHBA-së. /Telegrafi/


















































