LAJMI I FUNDIT:

Dita e internetit të sigurt, KEC: Gjatë pandemisë COVID-19 përdorimi i internetit është rritur ndjeshëm nga fëmijët

Dita e internetit të sigurt, KEC: Gjatë pandemisë COVID-19 përdorimi i internetit është rritur ndjeshëm nga fëmijët

Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara (FIT), me përkrahjen e Bashkimit Evropian në kuadër të Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR, janë duke zbatuar projektin “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës -TACA”.

E lidhur me këtë me rastin e Ditës së Internetit të Sigurt që shënohet më 8 shkurt u tha se raportet e fundit sugjerojnë se gjatë pandemisë COVID-19 përdorimi i internetit është rritur ndjeshëm dhe se fëmijët po shpenzojnë dyfishin e kohës që shpenzojnë zakonisht në faqet e rrjeteve sociale dhe aktivitete të tjera në internet.

“Përveç të mirave jo të pakta që fëmijët përfitojnë kur përdorin rrjetet sociale, shkëmbimi i informacionit në internet ka zgjeruar gjithashtu hapësirën për t’u lënduar dhe dëmtuar. Statistikat na tregojnë se, çdo vit, shqetësimet për sigurinë kibernetike po rriten dhe kjo mund t’i rrezikojë fëmijët dhe adoleshentët. Prandaj, rritja e ndërgjegjësimit për një internet më të sigurt është një kauzë e denjë”, thuhet më tej.


“Në mënyrë që shoqëria jonë të krijojë mjedis që fëmijët të kenë një përvojë më të mirë online, do të zhvillohet një fushatë ndërgjegjësimi për fëmijët dhe të rinjtë e të gjitha komuniteteve. Ndër të tjera ka debate dhe forume me prindër dhe mësues, mësime, ligjërata, ekspozita me nxënës, e shumë aktivitete të tjera që do të organizohen në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës – (TACA)”, që zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avancuara FIT.

Në njoftimin e KEC-it thuhet se secili ka një rol për të luajtur në krijimin dhe ruajtjen e një bote më të mirë në internet, pavarësisht nëse jeni e re/i ri, prind apo kujdestar, mësues apo edukator, politikan apo aktivist”, thuhet më tej në njoftim.

“Ju ftojmë të gjithëve që të mbështetni ditën e internetit të sigurt: duke qenë të sjellshëm dhe duke respektuar të tjerët, duke krijuar përmbajtje pozitive dhe duke raportuar përmbajtje dhe sjellje të papërshtatshme ose të paligjshme në internet”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori