LAJMI I FUNDIT:

Dita e fundit e Ramazanit – kreu i BFI-së me mesazh për Fitër Bajramin

Dita e fundit e Ramazanit – kreu i BFI-së me mesazh për Fitër Bajramin

Besimtarët mysliman sot përfundojnë muajin e agjërimit të ramazanit ndërsa nesër kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Me këtë rast kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu në mesazhin drejtuar besimtarëve ka uruar për paqe, mirëqenie, respekt të ndërsjellë dhe solidarizim me njerëzit në nevojë.

Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra !
Sot, po e përfundojmë Muajin e Ramazanit, i cili muaj është pikënisja e rrugëtimit tonë të përjetshëm drejt Dritës Hynore, që u shfaq pikërisht në këtë muaj e që do të ndriçojë përjetë. Në këto momente ndjem keqardhje për ndarje nga ky muaji i begatë, por njëkohsisht dhe me plotë arsye ndjehemi më krenarë, sepse, me agjërim e me lutje, me ibadete e mirësi, duke triumfuar mbi të keqen, të ligën, të shëmtuarën, arritëm që të jemi më të devotshëm pranë Krijuesit tonë Mëshirëplotë.
Dhe ne sot lutemi me përulësi ashtu siç na ka mësuar i Madhi Zot:
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”. (Ali Imran 😎
Të jesh pjesëtar i devotshëm i Islamit dhe të kryesh me përkushtimin më të madh Muajin e Ramazanit, do të thotë të jesh i pastër në synime dhe qëllime, në shpirt e në zemër, në jetë me njerëzit dhe botën që të rrethon, i qëndrueshëm në provokimet dhe sfidat e jetës për t’i tejkaluar ato, i afërt me njerëzit, i drejtë në jetën e përditshme, falës i lëshimeve, si dhe ndihmës i vërtetë i njerëzve.
Vëllezër e motra, të dashur besimtarë!
Në këto ditë festive të Fitër Bajramit do ta falenderojmë Allahun xh.sh. për atë që na e mundësoi të agjërojmë Ramazanin, do ta falënderojmë për të mirat që na i ka dhënë! Por, të mos harrojmë: në gëzimet tona t’i përfshijmë edhe njerëzit tanë që janë në nevojë: skamnorë, të varfër, jetimë, por edhe institucionet tona islame. Prandaj, në fund të Ramazanit na është bërë obligim dhënia e Sadakatul Fitrit, për të cilin Pejgamberi a.s. ka thënë se me dhënien e Sadekatul Fitrit ne pastrojmë agjërimin tonë nga fjalët e tepërta. Po ashtu, me dhënien e Fitrit ne i mëkëmbim dhe përforcojmë institucionet e thirrura për përhapjen e mësimeve islame si dhe ndihmojmë personat në nevojë.
Sot, në këtë ditë të gëzimit të Fitër Bajramit, me zemra të pastra i drejtohemi Allahut të Gjithëmëshirshëm që të na japë fuqinë imanit, guximin e faljes dhe të pajtimit, buzqeshjen me të tjerët, për të hapur rrugët e shpresës për të ardhmen, duke qenë të vendosur në rrugëtimin tonë për të kultivuar një të tashme dhe të ardhme edhe më të ndritur; t’u japë gëzim dhe shpresën në zemrat e tyre skamnorëve, jetimave, njerëzve me telashe fiziko-shpirtërore, me qëllim që sot dhe gjithmonë në jetë të jemi të lumtur dhe të gëzuar, e mbi të gjitha – falënderues ndaj të Madhit Zot.
I drejtohemi të Lartmadhëruarit me lutje që t`na i pranojë të gjitha veprat e mira, të gjitha lutjet dhe ibadetet që i kemi kryer gjatë Muajit të Ramazanit.
Po ashtu i drejtohemi Krijuesit të Gjithësisë me lutje që në botë të ndërpritën të gjitha konfliktet e armatosura, gjithandej të bretërojë paqa, sepse vetëm në paqe njerëzimi mund të ec përpara drejt zhvillimeve të reja, për të mirën e të gjithë njerëzve, padallim race, gjinie, konfensioni apo etnie.
Vëllezër e motra, Ku do që të jeni, më lejoni që në emër të Bashkësisë Fetare Islame, organeve, enteve dhe institucioneve fetare-arsimore të saj si dhe në emrin tim t’ju shprehim urimet më të përzemërta, duke iu lutur Allahut fuqiplotë që t’i pranojë me mëshirën e Tij të gjitha ibadetet tona, agjërimin tonë, të gjitha veprat tona të bëra gjatë muajit Ramazan. E gëzofshi Fitër Bajramin”, ka shkruar Fetahu.


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori