LAJMI I FUNDIT:

Diskutohet situata në Ohër dhe Resnjë pas tërmeteve, rreth 200 qytetarë paraqesin dëme

Diskutohet situata në Ohër dhe Resnjë pas tërmeteve, rreth 200 qytetarë paraqesin dëme

Rreth 200 ankesa të qytetarëve janë paraqitur në rajonin e Ohrit dhe Prespës për dëme të shkaktuara nga tërmetet e vazhdueshme, ku më i fuqishmi ishte ai i ditës së djeshme, me fuqi prej 5.1 shkallë Rihter, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga dëmet e paraqitura, më në numër janë ato për oxhaqe, plasaritje të mureve, zhvendosje të avlliave, si edhe dëme tjera sipërfaqësore të shkaktuara nga mjete të rënuara.


Qendra për menaxhim me kriza (QMK) bën të ditur se sot është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e Shtabit rajonal në Ohër ku është marrë vendim që të vazhdohet me verifikimin e objekteve në aspekt të sigurisë ndërtuese, të jepen udhëzime se si të veprojnë qytetarët në situata të këtilla.

U mor vendin që të vizitohen lokacionet ku qytetarët janë zhvendosur me vetëiniciativë, të analizohet cilësia e ujit në epiqendrat. Për çfarëdo informacioni, qytetarëve u kërkohet t’i drejtohen linjës telefonike 195 të QMK-së dhe 192 – policisë.

Për nesër është paraparë seancë e Shtabit qendror të QMK-së ku do të diskutohet për situatën e tanishme me tërmetet dhe do të merren vendime për veprime të mëtutjeshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori