Balkan Green Foundation dhe Germanwatch organizuan Konferencën mbi Tranzicionin e Energjisë “Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë dhe rajon” ku u shtjelluan sfidat, strategjitë e politikave si dhe rruga drejt një Tranzicioni të Energjisë në Kosovë dhe në rajon.
Visar Azemi, drejtori ekzekutiv i Balkan Green Foundation, me hapjen e konferencës tha se tranzicioni i energjisë është një fenomen global ndaj të cilit Kosova nuk është e veçuar.
“Tranzicionin e energjisë e kemi mësuar nga miqtë tanë Gjerman, të cilët dëshmuan që tranzicioni i energjisë është i mundur dhe tani ne jemi duke punuar së bashku për eksploruar mundësitë që Kosova ka në këtë fushë. Kosova ka potenciale të mëdha të energjisë solare, dhe asaj të erës, andaj, investimet në burimet e ripërtëritshmë duhet përshpejtuar”, tha Azemi.
Pjesë e konferencës ishin edhe Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Christian Heldt, Ambasadori gjerman në Kosovë dhe Riccardo Serri, shefi i sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrim Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë, të cilët morrën fjalën për të diskutuar mbi rrugën drejt një të ardhmeje të begatë dhe të qëndrueshme të sistemit energjetik në Kosovë e rajon. Përgjatë fjalimeve të tyre u cek se është e rëndësishme siguria e furnizimit me energji, përballueshmëria e çmimeve nga qytetarët, mbrojtja e ambientit dhe integrimi i burimeve të ripërtëritshme në sistemin energjetik – duke punuar kështu në arritjen e një tranzicioni energjetik në Kosovë dhe rajon.
Konferenca u nda në dy panele diskutuese. Paneli i parë diskutoi mbi rëndësinë e integrimit të burimeve të ripërtërishme në sistemin energjetik, duke shqyrtuar politikat që nxisin efikasitetin e energjisë dhe kalimin nga qymyri në burimet e ripërtërishme – të cilat janë thelbësore në arritjen e një tranzicioni energjetik në Kosovë dhe rajon. Përgjatë diskutimit u tha se tranzicioni në energji nuk nënkuptohet vetëm në ndryshimin e burimeve të energjisë por edhe në përfshirjen e tranzicionit social, duke zhvendosur një sistem të centralizuar të energjisë në atë ku qytetari dhe konsumatori janë në qendër të zhvillimit të energjisë. Ky panel u përbë nga zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, DG ENER, Balkan Green Foundation, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, dhe GIZ.
Ndërsa, paneli i radhës shqyrtoi sfidat dhe mundësitë e investimeve në sektorin e energjisë nga perspektiva e ekonomisë, ligjit, teknologjisë në dispozicion dhe investitorëve potencialë. Përveç kësaj, panelistët debatuan mbi prioritetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë zbatimin e Pakos së Tretë të Energjisë dhe integrimin në treg në nivel rajonal, si dhe në tregjet evropiane. Pjesë e këtij paneli ishin përfaqësues nga KOSTT, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Germanwatch, Agora Energiewende, Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë, dhe nga SOWI Kosovo.
Prezent në konferencë ishin përfaqësues të institucioneve vendore dhe të huaja, shoqërisë civile, ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, profesorë e studentë, të cilët kontribuuan me diskutime konkrete në adresimin e çështjeve me interes të përbashkët në rrugën e Kosovës per zhvillimin dhe tranzicionin e energjisë.
Gjatë diskutimeve me pjesëmarrësit, u theksua se duke marrë parasysh se rajoni është shumë i varur nga lëndët djegëse fosile, është e domosdoshme që agjendat e zhvillimit të energjisë të prioritizojnë diversifikimin e burimeve të energjisë, duke pasur qëndrueshmërinë, besueshmërinë dhe përballueshmërinë si gur themelet e politikave të tyre të energjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Bursa dhe punë praktike në AI dhe Energji Solare nga ICK dhe LuxDev

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës