Në Kuvendin e Kosovës është mbajtur diskutim publik për krijimin e Ligjit për kriptovalutat, në mes të deputetëve nga grupi punues, përfaqësuesve nga institucionet e tjera të përfshira dhe të tjerë nga kompanitë private.
Deputetët nga grupi punues kanë prezantuar një draft të projektligjit i cili u është dorëzuar, për çka deputetja Mimoza Kusari-Lila ka bërë të ditur se është paraprak dhe se i njëjti do të inkorporojë komentet e akterëve të tjerë, dhe ato nga qeveria e Kosovës, para se të konkretizohet në Kuvendin e Kosovës.
Kryesuesja e grupit punues, Kusari-Lila ka thënë se po synojnë të jenë në hap me zhvillimet aktuale duke shtuar se dixhitalizimi është tema numër një për të gjitha shoqëritë sot.
Ajo ka thënë se kjo iniciativë ka lindur nga nevoja që sektori i kripto-aseteve të jetë i rregulluar deri në një masë.
“Ky projektligj përmban dispozita që mbulojnë procedurat e licencimit të operatorëve të angazhuar në këtë treg, dispozitat për organizmin e operatorëve në treg, mbikëqyrjen e këtij tregu nga institucionet, mbrojtjen e konsumatorëve, transparencën e operimit si dhe mbrojtjen nga praktikat abuzive në treg. Ky projektligj, përveç çështjeve rregulluese ka për qëllim të hap tregun për investime në lëmin e tregtimit të kripto-aseteve si dhe emetimit të kripto-aseteve. Lidhur me emetimin e kripto-aseteve ne kemi nevojë të konsultohemi me disa nga institucionet prezente edhe sot para se të përfshijmë dispozitat që e rregullojnë çështjen e emetimit. Ky projektligj hap rrugë edhe në krijimin e profileve biznesore në sektorin financiar që ndërlidhen me teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka bërë të ditur se projektligji parasheh dy licenca dhe një mori autorizimesh, ku sipas saj, licencat e parapara me këtë projektligj janë të dy profileve, profilit të agjentit të autorizuar për teknologji dixhitale dhe profilit të ofertuesit të shërbimeve inovative.
Sipas saj, këto dy shërbime synojnë sigurimin e kualitetit në këtë sektor si dhe sigurojnë inovacion në sektorin e teknologjisë së regjistrave të shpërndarë.
“Me më dëshirë do të kishim hequr dorë nga autorizimet por tregu i kriptovalutave është treg spekulativ dhe kemi ndjekur modelin e shteteve të Bashkimit Evropian lidhur me këtë. Licencat dhe autorizimet do të jenë te e hapura dhe nuk do të jenë të kufizuara, ndërsa autorizimet synohet të lëshohen përmes procedurave të thjeshtësuara në modelin e autorizimeve që nxjerr ARKEP”, ka thënë ajo.
Ajo ka theksuar se ky është vetëm prezantim paraprak sa i përket draftit të parë që i është dorëzuar grupit punues, derisa ka shtuar që pas marrje së komenteve nga përfaqësues të kompanive dhe institucioneve i njëjti do t’i përcjellët edhe qeverisë për komente.
Pas një muaji afat për qeverinë, drafti i kthehet Kuvendit dhe për të njëjtin do të ketë debat të hapur me palët në mes të dy leximeve ku pritet të ketë edhe amendamente dhe plotësim-ndryshime të këta drafti.
Përfaqësues nga institucionet kanë thënë se do t’i dërgojnë komentet e tyre me shkrim dhe se u nevojitet kohë për të analizuar këtë draft.
Ilir Imeri udhëheqës i departamentit për komunikime elektronike në ARKEP ka kërkuar që projektligji të jetën ë linjë me Bashkimin Evropian.
“Ajo çka është me rëndësi, kërkesa jonë si institucion është të shkojmë në atë lindjen e Bashkimit Evropian…Ajo çka në vlerësimin tonë preliminar do të thotë këtij projektligji është parë që kjo po del jashtë fushës aktuale të kompetencave që i ka ARKEP, prandaj neve na duhet pak më shumë kohë me e pa që gjithçka duhet me shku në linjën e duhur. Edhe nëse eventualisht në fund ligji para se të kalojë ose kur të kalojë ARKEP-i mbetët me këto përgjegjësi të cilat i ka sigurisht që do të jetë sfidë edhe do të duhet një mbështetje pak më e madhe në mënyrë që të kemi edhe resurse të cilat i adresojnë këto përgjegjësi shtesë të ARKEP-it si institucion”, ka thënë ai.
Sqarime shtesë ka kërkuar edhe Sami Salihu nga Administrata Tatimore e Kosovës.
“Disa sqarime do të ishte mirë të jepen të paragrafi 3, ku thuhet se këmbimoret janë të detyruara që në baza ditore t’i raportojnë Administratës Tatimore për secilin transaksion që ndërlidhet me kripto-asetet dhe përmenden dy pika, a dhe b që për mendimin tim më tepër janë të njësisë së inteligjencës financiare se të Administratës Tatimore. Administratës Tatimore krejt çka i duhet është me siguru sa janë të hyrat e realizuara dhe të kalkulojë, do të thotë të marrë tatimin e obliguar për ato të hyra”, ka thënë ai.
Ndërsa Virtyt Ibrahimi, autor i draftit të parë ka thënë se drafti është fillestar dhe se për këtë nevojitet diskutim publik për të gjithë akterët.
“Më duhet ta potencoj edhe kërkesën e komisionit që mos të krijohen institucione të reja që kanë me mbikëqyr implementimin e ligjit. Prandaj edhe jemi orientuar për momentin në këtë drejtim dhe për atë arsye ka nevojë edhe diskutimi publik me institucione se cilat autorite do të kenë primatin në implementimin e këtij ligji. Për këtë duhet me pas debat. Shumica e shteteve kanë një autoritet të veçantë për avancimin dixhital ose për avancimin e shoqërisë që ndërlidhet me teknologjinë informative. Kjo është çështje që do të vendosin deputetët varësisht prej barrës financiare në fakt dhe buxhetore”, ka thënë ai.
Në korrik të vitit 2021 Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e ka formuar grupin punues për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për kriptouvaluta.
Përmes këtij ligji synohet të rregullohet licencimi, autorizimi dhe mbikëqyrja e operatorëve që ushtrojnë veprimtari në emetimin, shpërndarjen, tregtimin dhe ruajtjen e kripto-aseteve.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën