LAJMI I FUNDIT:

Diskualifikohen devetë nga gara e bukurisë “Miss Camel” në Arabinë Saudite, pronarët u kishin injektuar botoks

Diskualifikohen devetë nga gara e bukurisë “Miss Camel” në Arabinë Saudite, pronarët u kishin injektuar botoks

Arabia Saudite ka diskualifikuar rreth 40 deve nga gara vjetore e bukurisë për kafshët – arsyeja është vërtetë bizare.

Devetë janë diskualifikuar pasi që u janë injektuar botoks, e gjithashtu i janë nënshtruar edhe një sërë tretmanësh kozmetike për t’u dukur sa më “tërheqëse”, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për mashtrimin më të madh që është bërë në këtë garë tashmë tradicionale, ka njoftuar agjencia saudite e lajmeve SPA, pas raportimit për diskualifikimit të deveve nga gara e Miss Camel.


Ngjarja ka filluar në fillim të këtij muaji, ku pronarët e tyre u ftuan të marrin pjesë në gara me devetë e tyre për çmimin kryesor prej 66 milionë dollarë.

Organizatorët e ngjarjes kanë shqiptuar dënime për ata që tentuan të manipulojnë, me qëllim që të parandalohen mashtrime të tilla në të ardhmen.

Është konstatuar se disa pronarë të deveve ua kishin trashur buzët e hundët me hormone që përdoren zakonisht në bodybuilding, por nuk mungoi as botoksi. Gjithashtu përdorën materie të ndryshme për zhvillimin e trupit si dhe mbushje për fytyrë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Një limuzinë shpërthen në qendër të Moskës - besohet të jetë e Putinit

Evropa
Përmbyten disa vendbanime, uji shkatërron shumë shtëpi - shiu nuk ka të ndalur në Bosnje

Përmbyten disa vendbanime, uji shkatërron shumë shtëpi - shiu nuk ka të ndalur në Bosnje

Bosnja
Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka

Tërmeti tronditi edhe Tajlandën, publikohet reagimi i turistit që ndodhej në çati të ndërtesës kur u shkund toka

Azia
Cila është industria e radhës që pritet të goditet me tarifa, Trump: Jam i hapur për marrëveshje

Cila është industria e radhës që pritet të goditet me tarifa, Trump: Jam i hapur për marrëveshje

Amerika

"Liri për Imamoglun" - shpërthejnë protesta masive në Turqi kundër arrestimit të rivalit politik të Erdoganit, mijëra njerëz në rrugë

Turqia
Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Qyteti i parë në Serbi që e shpalli Vuçiqin persona non-grata

Serbia
Kalo në kategori