Rreth 3.8 për qind e femrave në Kosovë janë trashëgimtare të pasurisë familjare. Kurse, 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave. Në anën tjetër, rreth 50 për qind e popullatës së përgjithshme në Kosovë, janë të gjinisë femërore.
Me ligjet ekzistuese në Kosovë, femrat kanë të drejtën e trashëgimisë familjare, por ligjet sfidohen nga tradita dhe zakonet.
Kështu thonë për rubrikën e përjavshme “VOX”, disa nga të anketuarit e Radios Evropa e Lirë. Ata thonë se pasuria e prindërve në rast të ndarjes për fëmijët e tyre, duhet t’u takojë njësoj, si femrave, ashtu edhe meshkujve.
Por, në disa raste janë vetë femrat, të cilat heqin dorë nga pasuria. Në anën tjetër, të anketuarit e gjinisë mashkullore, thonë se nuk i pengon që trashëgimia e pasurisë së prindërve të ndahet edhe për vajza.
Dardan Demolli, ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Ai konsideron se nuk duhet të ketë dallime gjinore sa i përket ndarjes së trashëgimisë.
“Normalisht, që pasuria duhet të ndahet në mënyrë të barabartë. Për prindërit nuk ka dallim, djalë apo vajzë. Në Kosovë nuk ndahet pasuria në mënyrë të barabartë, sepse kanë mbetur nga tradita e zakone të vjetra. Për mua nuk prish punë nëse motra kërkon hisen që i takon”, thotë Dardani.
Kurse, Ardita Krasniqi, thotë se pasuria e paluajtshme dhe ajo e luajtshme e familjes duhet të ndahet në mënyrë të barabartë, mirëpo ajo vetë nuk dëshiron të përfitojë nga pasuria e familjes.
“Mendoj se duhet, sepse trashëgimia është e barabartë si për vajza, ashtu edhe për djem. Unë nuk mendoj të marr, mendoj të punoj vetë, të arrij vetë”, thekson Ardita.
Ngjashëm shprehet edhe Valmira Sopa. “Unë nuk mendoj ta kërkoj pasurinë, duhet ta arrij vetë. Është e drejtë, por më shumë kanë të drejtë djemtë”.
Trashëgimia familjare në Kosovë është e rregulluar me Ligjin për familje, sipas të cilit e drejta e trashëgimisë u takon të gjithë anëtarëve të familjes, njësoj, pa marrë parasysh gjininë.
Organizatat joqeveritare që mbrojnë të drejtat e grave në Kosovës, kur bëhet fjalë për tema të tilla, thonë se, moszbatimi i ligjeve, ka bërë që ligjet e pashkruara apo zakonet, të mbesin në fuqi në rregullimin e marrëdhënieve familjare.
Në anën tjetër, dramaturgu Naser Shatrolli, vlerëson se në shoqërinë kosovare, vajzat duhet të gëzojnë më tepër pasuri se sa meshkujt. Ai, madje, konsideron se zgjidhja e kësaj çështjeje është vonuar, pasi në shtetet e zhvilluara kjo temë as që diskutohet.
“Nëse ka çka të ndahet, unë mendoj se më shumë duhet të marrin femrat sesa meshkujt, në shoqërinë kosovarë. Kjo sepse femrat në Kosovë ende nuk e kanë mbërri atë stadin në atë kontekstin e një qytetarie të mirëfilltë për të qenë në vendimmarrje shumë e zonja, e të mos ketë frikë në vizionin dhe qëllimet e saj”.
“Unë lëvizi nëpër Evropë dhe botë kudo, dhe kjo as që diskutohet nëpër botë. Dhe, në momentin që diskutohet, ne jemi shumë të vonuar në këtë drejtim. Femra është baza e një shoqërie të mirëfilltë”, vlerëson Shatrolli.
Por, Blerina thotë se pasuria e krijuar duhet t’i takojë vetëm vëllait. “Pasurinë nuk do ta kërkoj, sepse mendoj se trashëgiminë duhet ta ndajnë vetëm djemtë”.
Ndryshe nga të tjerat, Gresa Sopa-Murati, tregon se trashëgimia familjare është ndarë në mënyrë të barabartë. Në këtë mënyrë, Gresa ka marrë atë që i takon.
“Mendoj se duhet, por te ne nuk ndahet, nuk funksionin. Janë ato idetë, kanuni, mentaliteti jonë se përndryshe, pasuria duhet të ndahet në mënyrë të barabartë. Unë e kam marrë pasurinë që më takon nga familja. Vëllai ka marrë shtëpinë, kurse mua babi më ka blerë banesë. Mendoj se duhet, përderisa unë kam kërkuar, dihet se mendoj që duhet”, tregon Gresa.
Arsye pse pjesa më e madhe e femrave kosovare nuk përfshihen në trashëgiminë e pasurisë familjare, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, është se një kërkesë e tillë nga motrat karshi vëllezërve ende konsiderohet “turp” dhe në këtë mënyrë mundohen t’i ruajnë raportet familjare./rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025