Klementin Mile
Rendi lidhet shpesh me idetë e disiplinës, rregullimit dhe autoritetit. Në këtë kuptim, rendi implikon kontrollin social të imponuar ‘nga lart’. Rendi social duhet të imponohet sepse nuk ndodh natyrshëm. Të gjitha nocionet e rendit bazohen në një konceptim të prishjes së rendit dhe të forcave që e shkaktojnë atë. Çfarë e shkakton kriminalitetin, vandalizmin dhe trazirat sociale? Ata që besojnë se rendi është i pamundur pa ushtruar kontroll ose disiplinë i gjejnë rrënjët e prishjes së rendit tek individi. Me fjalë të tjera, njerëzit kanë lindur të korruptuar dhe po të mos kufizohet ose kontrollohen do të sillen në mënyrë antisociale dhe të pacivilizuar.
Konceptimi konservator tradicional i rendit është influencuar thellësisht nga kjo pikëpamje pesimiste për natyrën njerëzore. Për shembull, konservatorët në mënyrë tipike nuk e kanë lidhur krimin me varfërinë ose privimin social. Sipas tyre krimi nuk është gjë tjetër përveçse një fenomen individual që reflekton korrupsionin moral të çdo njeriu. Pra, krimineli është një person ‘i keq’ dhe meriton të trajtohet si i tillë. Kjo është arsyeja pse konservatorët priren të shohin një lidhje të domosdoshme ndërmjet rendit dhe të drejtës. Rendi publik është i pamendueshëm pa sigurimin e zbatimit të ligjeve. Kështu, konservatorët janë shpesh në ballë të fushatave për forcimin e pushteteve të policisë dhe bëjnë thirrje për dënime më të ashpra për kriminelët dhe vandalët.
Por analiza konservatore shkon më tej. Sipas tyre nuk janë vetëm njerëzit të korruptuar, por edhe vetë rendi social dhe civilizimi ynë është i brishtë. Ky konkluzion rrjedh nga portretizimi që konservatorët i bëjnë shoqërisë si ‘organike’, si një entitet i gjallë brenda të cilit çdo element është i lidhur në një balancë delikate me çdo element tjetër. ‘E tëra sociale’ është kështu më shumë se shuma e pjesëve individuale dhe nëse dëmtohet ndonjëra nga pjesët, e tëra gjendet e kërcënuar. Në veçanti, konservatorët kanë theksuar se shoqëria mbahet e bashkuar nga ruajtja e institucioneve tradicionale si familja dhe nga respekti për kulturën e konsoliduar, të bazuar në fe, traditë dhe zakone. Nga ky këndvështrim, e drejta nuk shihet vetëm si një mënyrë për të ruajtur rendin, por edhe si një mjet për të ruajtur vlerat tradicionale dhe besimet e konsoliduara. Prandaj konservatorët janë zakonisht të mendimit se funksioni i duhur i së drejtës është ‘të mësojë moralitetin’.
Së fundi, rendi është mbrojtur edhe me argumente psikologjike. Kjo pikëpamje thekson se njerëzit janë të kufizuar dhe psikologjikisht të pasigurt. Mbi të gjitha, njerëzit kërkojnë siguri. Ata tërhiqen natyrshëm nga familjarja, e njohura, tradicionalja. Për rrjedhojë rendi është ndoshta nevoja njerëzore më jetësore. Kjo implikon se njerëzit i largohen së resë dhe së panjohurës. Në këtë mënyrë p.sh., Edmund Burke e paraqiste paragjykimin ndaj njerëzve të ndryshëm nga ne si të natyrshëm dhe me përfitim, duke argumentuar se paragjykimi u jep individëve një sens sigurie dhe identiteti social. Por kjo pikëpamje ka implikime shumë radikale për ruajtjen e rendit. Për shembull kjo mund të jetë në kundërshtim të plotë me karakterin multikulturor të shumë shoqërive bashkëkohore, duke sugjeruar se prishja e rendit dhe pasiguria janë mundësi që u kërcënohen gjithmonë këtyre shoqërive. Rrjedhimisht, disa konservatorë e kanë kundërshtuar imigrimin e pakontrolluar ose kanë kërkuar që emigrantët të nxiten për t’u asimiluar në kulturën e vendit pritës. /mapo/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali