eksperti ad

KRU “Gjakova” ka njoftuar, të gjithë konsumatorët se sipas njoftimit të KOSTT me 30 qershor, nga ora 5:00 deri në ora 12:00 do të ketë shkyçje totale të zbarrave në nënstacionin Rahovec, për shkak të testimit te mbrojtjeve të zbarrave.

Sipas njoftimit, stacionet e pompave 1 dhe 2 mund të mbesin jashtë funksionit.


"Ndërprerje ose ulje të furnizimit me ujë të pijshëm të përfshira janë këto zona: Qyteti i Rahovecit, Bratotin, Vrajak, Pastasel, Pataqan, Drenoc, Senoc, Hoçë e Madhe, Opterushë", thuhet në njoftim.

“Furnizimi me ujë pritet të normalizohet menjëherë pas rikthimit të energjisë elektrike dhe stabilizimit të punës së stacioneve të pompimit".

"Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë konsumatorëve dhe ju rekomandojmë të siguroni sasi të nevojshme të ujit për nevoja gjatë kësaj periudhe”, mbyllet njoftimi i KRU Gjakovës. /Telegrafi/