Murat Yildirim është një prej aktorëve më të mirë turq dhe më i pëlqyeri te shqiptarët.

Ai ka bërë për vete audiencën në Kosovë e Shqipëri me rolet e Savashit dhe Demirit në serialet ‘Ask ve Ceza’ dhe ‘Asi’.


Por, shumë pak kush dinë rreth jetës private të aktorit 37-vjeçar.

Yildirim ishte i martuar përgjatë viteve 2008-2014 me aktoren Burçin Terziolu. Ai më pas kishte shkuar në pelegrinazh pas shkurorëzimit me tashmë ish-bashkëshorten, transmeton Telegrafi.

E si pasojë e kësaj ai nuk pranon që në skenat filmike të paraqitet me alkool në dorë, meqenëse tashmë është edhe Haxhi.

Aktualisht është në lidhje me bukuroshen marokene Imane Elbani, e cila tashmë është zhvendosur në Stamboll.

‘Sonsuz Ask’ është projekti i radhës ku do të mund ta shohim aktorin pas atij të fundit ‘Mbretëresha e Natës’, ku u paraqit edhe Meryem Uzerli. /Telegrafi/