LAJMI I FUNDIT:

Disa qytetarë shprehen të gatshëm të marrin dozën e tretë të vaksinës, ekspertët sugjerojnë selektim

Disa qytetarë shprehen të gatshëm të marrin dozën e tretë të vaksinës, ekspertët sugjerojnë selektim

Doza e tretë e vaksinës anti-Covid për imunizim tash e ca kohë është duke u zbatuar në disa vende të botës. Edhe në Kosovë qytetarët nuk do të hezitonin ta merrnin dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Qytetari nga Prishtina, Shaip Hajrizi thotë se nëse ekspertët shëndetësor do t’ia rekomandonin dozën e tretë të vaksinës do ta merrte pa hezituar.


“Ne si qytetarë duhet t’i dëgjojmë ekspertët shëndetësor pasi ata e dinë më së miri nëse duhet një tjetër dozë e vaksinës. Unë për vete do ta merrja edhe të katërtën nëse këtë e sugjerojnë ekspertët e mjekësisë”, shprehet Hajrizi për RTV Dukagjinin.

Njëjtë do të vepronte edhe qytetari tjetër Hamdi Sogojeva.

“Nëse është e nevojshme do ta merrja. Po ka shumë të vdekur për çdo ditë”.

Pulmologu Flamur Marku thotë se me dozën e  tretë do të ndjehej më i sigurt në vendin e tij të punës.

“Personalisht do ta marr dozën e tretë meqë është rekomandim i OBSH-së dhe ekspertëve shëndetësor. Është rekomandim se shtetet e fuqishme kanë arritur sukses të madh prandaj edhe unë jam pro marrjes së dozës së tretë”, deklaroi pulmologu Marku, përcjell Telegrafi.

Mirëpo epidemilogu Ilir Alimehmeti thotë se doza e tretë rekomandohet për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike.

“Për disa persona që e kanë imunitetin e dobësuar apo që janë të moshës së trete edhe mund të diskutohet marrja e dozës së tretë të vaksinës, pasi që të njëjtët mund të mos arrijnë imunitetin e nevojshëm me dy vaksina”, deklaroi ai.

Ministri i Shëndetësisë , Arben Vitia thotë se janë në pritje të rekomandimeve nga ekspertët shëndetësorë për dozën e tretë të vaksinave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori