“Disa po mësojnë të notojnë për herë të parë”, “të tjerë po ndërtojnë kështjella në rërë”, fëmijët e SOS Fshatit sërish pranë detit këtë verë
SOS Fshati ka bërë sot të ditur se për të dytin vit me radhë, një grua dhe një burrë nga dy biznese të ndryshme të suksesshme, i kanë bashkuar forcat dhe i kanë mbështetur financiarisht pushimet verore të 30 fëmijëve në bregdetin e Shqipërisë.
SOS Fshati njofton se ata nuk duan që emrat e tyre të bëhen publik, por fëmijët i njohin, nga sytë e mirë, nga përkujdesja që vjen pa zhurmë, nga bujaria që nuk kërkon asgjë në këmbim.
Lexoni të plotë postimin e SOS Fshatit:
Për të dytin vit me radhë, një grua dhe një burrë nga dy biznese të ndryshme të suksesshme, i kanë bashkuar forcat dhe i kanë mbështetur financiarisht pushimet verore të 30 fëmijëve tanë në bregdetin e Shqipërisë.
Ata nuk duan që emrat e tyre të bëhen publik, por fëmijët i njohin, nga sytë e mirë, nga përkujdesja që vjen pa zhurmë, nga bujaria që nuk kërkon asgjë në këmbim.
Këto pushime po sjellin çdo ditë nga një aventurë:
disa po mësojnë të notojnë për herë të parë,
të tjerë po ndërtojnë kështjella me rërë,
e disa thjesht po shtrihen në diell – me një ndjenjë që nuk e përjetojnë shpesh: qetësi dhe liri.
Fëmijët po krijojnë kujtime që nuk do të harrohen. Kujtime që kanë aromë deti, tingull të qeshurave dhe ngjyra të një fëmijërie të jetuar me dinjitet.
Faleminderit që po e ktheni çdo verë në një kujtim me zemër. /Telegrafi/






























