Saraji, Petroveci, Kisela Voda, Shuto Orizare dhe Karposhi sot do të mbeten pa rrymë informojnë nga ELEM dhe EVN, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ora 8 e 30 deri ora 15 pa rrymë do të mbeten vendbanimet e Shishevë, Semenisht në Komunën e Sarajit.


Nga ora 8 e 30 deri ora 16 shfrytëzuesit në rrugën numër 1 në fshatin Ognjanci në Komunën e Petrovecit, do të mbeten pa rrymë.

Nga ora 9 deri ora 12 e 30 shfrytëzuesit e rrymës në rrugën ''Eftim Spostranovo'' në lagjen Kisella Voda do të kenë ndërprerje të rrymës.

Këto ndalesa do të bëhen për shkak se është duke u intervenuar në rrjetin për transferimin e energjisë./Telegrafi/