LAJMI I FUNDIT:

Disa lagje në Tetovë tre ditë pa ujë për pije

Disa lagje në Tetovë tre ditë pa ujë për pije

Banorë të disa lagjeve në Tetovë, për tre ditë me radhë po ballafaqohen me mungesë të ujit për pije.

Bëhet fjalë për pjesët më të larta të qytetit, të cilat janë më të goditura nga defekti i ujësjellësit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërmarrja Komunale Publike “Tetova”, informoi se pas zbulimit të defektit në rrugën drejt vendit Leshnicë, sot do të vendosen tuba të rinj dhe të rregullohet problemi.


Sipas tyre, bëhet fjalë për pjesën malore nga fshati Bozovcë, në kilometrin e gjashtë drejt Leshnicës.

“Kemi konfirmuar se duhet të vendosen tuba të rinj prej 60 metrave. Për shkak të një rrëshqitje dheu, një pjesë e tubacionit u ndërpre dhe u shemb në një thellësi prej 4.5 metrash. Përndryshe, tubacioni shtrihet në një thellësi prej 1.5 deri 1.7 metra. Ne jemi duke punuar në gërmimin e një kanali me një gjatësi prej 60 metrash ku duhet të vendosen tubat e rinj. Në të njëjtën kohë, tubat duhet të sillen nga qyteti në zonën malore, e cila në vetvete është një sfidë dhe një vështirësi”, thonë nga NPK “Tetova”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori