LAJMI I FUNDIT:

Disa gra mbuluan thinjat me ngjyrë të argjendtë, flokët e tyre tani duken mahnitëse

Disa gra mbuluan thinjat me ngjyrë të argjendtë, flokët e tyre tani duken mahnitëse

Njerëzit gjithmonë i kanë urryer rrënjët e dala, kryesisht sepse kjo është një shenjë që ata po plaken, së bashku me rrudhat.

Një grua shkoi në një sallon në Kaliforni, që i përkiste Jack Martin. Ajo ishte e dëshpëruar dhe nuk dinte se çfarë të bënte me thinjat, të cilat nuk dukej se të do ndaleshin së shfaqur dhe kërkoi ndihmë nga Jack. Pas një diskutimi mes tyre, ata vendosën se ishte më së miri nëse Jack i lyente flokët e saj të argjendtë.


Duke përdorur aftësitë e tij, Jack arriti të bëjë një transformim të shkëlqyeshëm. Gruaja ra në dashuri me pamjen e saj të re.

Që atëherë, shumë gra kërkojnë të kenë këtë ngjyrë argjendi. Ato vendosën të shkojnë me ngjyrën gri dhe të dëshmojnë se çështja nuk ka të bëjë vetëm me moshën tuaj, por vetëvlerësimin dhe dashurinë tuaj, pasi dala e rrënjave mund të ndodhë në çdo moshë.

Një kliente 38 vjeçare, shkroi: “Ngjyra e argjendtë për mua do të thotë të përqafosh procesin e plakjes. Nuk është për të gjithë dhe kjo është plotësisht në rregull. Kam shumë thinja dhe kam dashur të shoh se çfarë do të ndodhte nëse do të ndaloja nga përpjeka për ta fshehur dhe përkundrazi, të përpiqesha të përdor produkte me bazë bimore për ta përmirësuar atë. Kjo ishte pothuajse dy vjet më parë, tani flokët dhe besimi im, janë më mirë se çdo herë tjetër”.

Më poshtë gjeni disa nga ndryshimet më mahnitëse:

/Telegrafi/