Diplomacia kosovare të punojë për njohje

“Tani është koha për diplomacinë e Kosovës që të paraqes rastin e saj në mediat ndërkombëtare dhe në zyrat ministeriale në Evropë dhe gjetiu. E gjitha kjo duhet të bëhet në mënyrë miqësore dhe konstruktive. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, sidomos për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Rupel, sipas të cilit momentet e suksesit zakonisht janë edhe momente të rrezikshme, në të cilat kërkohet maturi, zemërgjerësi dhe aksione racionale.
Rupel ka qenë në krye të diplomacisë sllovene në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe pikërisht në atë kohë Sllovenia për herë të parë kryesonte me Bashkimin Evropian. Dhe, është pikërisht BE-ja mekanizëm që vlerësohet i rëndësishëm për Kosovën në periudhën vijuese. Mirëpo, BE-ja nuk ka qëndrim unik për Kosovën. /rtk/telegrafi/





















































